Posta e shpejtë, sa zgjidhet nga shqiptarët?- AKEP: Rreth 30% më shumë objekte të dërguara me shërbimin ekspres në 2024
Nga 25 milionë objekte të dërguara me postë brenda ose jashtë vendit, qytetarët kanë zgjedhur që gati 5 milionë prej tyre t'i dërgojnë me shërbim ekspres. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë shtuar me 30.5% dërgesat me shërbimin e shpejtë postar.
Përmes shërbimit ekspres, objektet shpërndahen në një afat kohor më të reduktuar, zakonisht brenda 3 orëve në qytet dhe nga 24 deri në 48 orë ndër qytete, në varësi të kompanisë dhe kundrejt një tarife të përcaktuar në bazë të vendndodhjes, mënyrës së dërgesës, peshës së objektit dhe të tjera.
Ajo që bie në sy është se në ndryshim nga shërbimi universal ku Posta Shqiptare është ofruesi i vetëm, tregu i shërbimit jouniversal dhe ai ekspres dominohet nga kompanitë e tjera postare. Konkretisht, në tetor-dhjetor 2024, Posta Shqiptare zotëronte vetëm 9% të tregut ekspres, ndërsa 91% e objekteve u shpërndanë me shërbim të shpejtë nga kompanitë e tjera postare.
Por sa objekte janë dërguar në mënyrë të shpejtë brenda vendit dhe sa prej tyre jashtë?
Në tremujorin e fundit të 2024, posta ndërkombëtare përbënte 20% të shërbimit ekspres, ndërsa posta brenda vendit përbënte 80%. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, rreth 1.2 milionë objekte janë shpërndarë brenda vendit nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve postare, ndërkohë që vetëm 305 mijë objekte kanë ardhur ose janë dërguar jashtë vendit.
Për sa i përket postës ndërkombëtare në shërbimin ekspres, sasia e objekteve hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri është në vlerën 269,132 objekte dhe sasia e objekteve postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit është në vlerën 36,740 objekte.
Sondazh

Mjalti, financim 1 mijë lekë për zgjua- Grupimet mbështetje pa tavan, duhet të dorëzojnë 30 % të mjaltit me faturë
Bletërritësit kanë afat deri më datën 30 Maj për të aplikuar për mbështetje me subvencione. Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025 parashikon financim......

Krijohet sistemi i formimit profesional- Vendimi, nga kursantët te trajnerët, çfarë përfshin sistemi?
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një baze të re të dhënash shtetërore për sistemin e formimit profesional publik, me qëllim rritjen e......

Vera humb “sharmin”- Konsumi global, në nivelin më të ulët që nga viti 1961
Konsumi botëror i verës në vitin 2024 ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe Verës. Ajo......

Kinë, IA “reformon” arsimin- Teknologjia integrohet me edukimin për të nxitur inovacionin
Kina do të integrojë aplikacionet e inteligjencës artificiale (IA) në sektorin e mësimdhënies, tekstet shkollore dhe kurrikulën shkollore. Ky vendim ka si......

Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e......

“Ndërtimi i Durrës Yacht & Marina nuk cenon kushtetutën”-Hyn në fuqi vendimi i Gjykatës që rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të ligjit
Ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit që miratoi zhillimin e projektet......

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve tjera-Konsumatorët të trembur nga goditja e dyfishtë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë një valë tjetër të rritjes së cmimeve të konsumit në Kosovë. Me gjithë protestat e organizuara për......

SHBA kërkon progres nga Rusia dhe Ukraina - Paralajmëron tërheqjen nga ndërmjetësimi i armëpushimit mes palëve
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha se SHBA mund të gati heqë dorë nga përpjekjet për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe......