POS-i, sfida e re për tregtinë shqiptare - Si është raporti ndërmjet bizneseve dhe pajisjeve elektronike për pagesat me kartë?

Shumë biznese, por pak terminale POS. Në një kohë kur bota po shkon drejt realizimit të më shumë pagesave me kartë dhe reduktimit të parasë cash, raporti ndërmjet numrit të njësive tregtare në Shqipëri dhe POS që përdoren për blerjet me kartë, është shumë i vogël.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh së fundmi se çdo njësi tregtare duhet të pajiset me të paktën një terminal POS në 2026. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), deri në mars 2025, numri i bizneseve të regjistruara në Shqipëri arriti mbi 252 mijë.
Padyshim që jo të gjithë bizneseve i nevojitet një terminal POS, por duke marrë parasysh faktin që sektori me më shumë biznese është ai i tregtisë me shumicë, pakicë dhe riparimit të automjeteve e motorçikletave, me 93,827 subjekte ose 37.2% të totalit apo akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 17.3%, ndikimi do të jetë i konsiderueshëm.
Një vendim i tillë që e bën të detyrueshëm zotërimin e një mjeti elektronik pagese do të prekte një numër të madh të njësive tregtare.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1,292 terminale të rinj POS u instaluan në tremujorin e tretë të këtij viti, duke e çuar numrin total të tyre mbi 29 mijë. Kështu, raporti me numrin e bizneseve të regjistruara është shumë i vogël. Nga një përllogaritje e përafërt rezulton që vetëm rreth 11.6% e bizneseve aktive në Shqipëri kanë një terminal POS (pa marrë parasysh këtu faktin që një supermarket për shembull mund të ketë më shumë se 2 terminale POS ose që disa biznese nuk kanë nevojë për pajisje të tillë).
Ndërkohë, nuk ka të dhëna sa është numri i POS-eve pasivë, pra një biznes mund të ketë terminal, por nuk e përdor ose vendos një limit të lartë prej 1500 lekësh ose 300 lekësh për ta përdorur klienti, për shkak se komisionet që mban banka nga përdorimi i kësaj pajisjeje janë të larta.
Ndaj, vendosja e këtij detyrimi mendohet të shoqërohet me masa të tjera lehtësuese nga Ministria e Financave lidhur me blerjen dhe përdorimin e një terminali të tillë që mund të jetë ulje e komisioneve që aktualisht variojnë nga 2%-3%.
Një vendim i tillë merret me qëllim reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe si rrjedhojë uljen e informalitetit.
Përmbytjet, fermerët do të kompensohen për dëmet - Salla: Do të nisim evidentimin. Askush nuk do të mbetet pa mbështetje
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në......
Rriten volumet e energjisë në Bursën Shqiptare/ 9-mujori shënon dhe rritje të çmimeve, vlera e transaksioneve arriti në gati 159 mln euro
Mbi 1.36 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 9-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......
“Drejt një flote më të pastër” - DPSHTRR: Rritje 30.9% e regjistrimeve plug-in hybrid
Tregu i automjeteve po orientohet drejt teknologjive më të pastra dhe efikase. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se......
Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale - Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët
Progres-rekomandimet e fundit të Këshillit të Investimeve kanë nxjerrë në pah se çështjet e sigurisë së pronës dhe Kadastres Digjitale mbeten ndër më......
Kroacia “sfidon” inflacionin - Vendos çmime “tavan” për 30 produkte bazë
Qeveria e Kroacisë ka vendosur të shtojë 30 artikuj të tjerë në listën e 70 produkteve bazë me çmime të kufizuara, në një përpjekje për të lehtësuar......
Mali i Zi, borxhi do të arrijë 5.88 mld euro - Do të zgjerohet me 1.2 miliardë euro në një vit
Në fund të tremujorit të tretë, borxhi kombëtar i Malit të Zi arriti në 4.705 miliardë euro, ose 59.4 për qind të PBB-së, ndërsa në fund të vitit të ardhshëm......
Stabilizohet tregu valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës pasi e ka nisur këtë të hënë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas......
Britania, strategji për mineralet kritike - Kërkon të rrisë prodhimin vendas dhe të reduktojë varësinë ndaj Kinës
Britania e Madhe ka nisur një strategji të re kombëtare për mineralet kritike dhe elementët e rrallë me synimin për të ulur varësinë nga Kina. Pekini......





