Portofoli digjital, identifikimi elektronik drejt unifikimit - Kosto mbi 700 mln lekë për sistemin e ri

Në Kuvend është depozituar projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, I cili vendos për herë të parë një kuadër të unifikuar për identifikimin elektronik në vend.
Ai përfshin një gamë të gjerë shërbimesh, duke nisur nga nënshkrimi elektronik, vulat elektronike dhe vulat kohore, deri te arkivimi elektronik, autentifikimi I faqeve të internetit dhe vërtetimi elektronik I atributeve.
Ky portofol do ti japë çdo qytetari një mjet të centralizuar për të menaxhuar të dhënat e tij dhe për të aksesuar shërbime publike dhe private në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.
Projektligji përcakton gjithashtu rregullatë qarta për ofruesit e shërbimeve të besuara, duke rritur standardet e sigurisëdhe përgjegjësisë, si dhe duke mundësuar njohjen ndërkufitare të këtyre shërbimeve në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe mbulon nga identifikimi elektronik deri te mbikëqyrja dhe kundërvajtjet administrative.
Por ndërtimi dhe funksionimi i këtij sistemi kërkon kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Vetëm për mirëmbajtjen në një periudhë 10-vjeçare parashikohen rreth 271.6 milionë lekë, ndërsa për certifikimet ndërkombëtare dhe standardet e sigurisë rreth 431.8 milionë lekë. Në total, kostoja arrin në 703.4 milionë lekë për 10 vite, ose mesatarisht 70.3 milionë lekë në vit.
Vetëm mirëmbajtja për çdo dy vite kushton mbi 54.3 milionë lekë, ndërsa certifikimet ndërkombëtare arrijnë në rreth 86.3 milionë lekë çdo dy vite, duke reflektuar kërkesat për standarde të larta sigurie dhe përputhje me rregulloren evropiane.
Nga ana tjetër, projektligji parashikon edhe të ardhura për buxhetin, përmes tarifave të regjistrimit dhe vlerësimit të ofruesve të shërbimeve të besuara, të cilat aktualisht arrijnë në rreth 30 mijë lekë në vit për çdo subjekt.
Cilat janë modelet më të mira për skemën e pensioneve? - Bashkëpunimi shtet–sektor privat për fuqizimin e kolonës së tretë
Shumë vende kanë zhvilluar modele të suksesshme për forcimin e skemës së tretë të pensioneve, e cila bazohet në kursimet vullnetare të qytetarëve dhe......
40,000 bileta treni falas për 18-vjeçarët/ BE rihap programin “DiscoverEU”
Një nga iniciativat më emblematike të Komisionit Evropian është rikthyer me një bum, duke ofruar 40,000 bileta treni falas për 18-vjeçarët, me qëllim......
“BE të pezullojë rregullat e deficitit buxhetor”/ Meloni: Duhet të marrim masa për frenimin e çmimeve të energjisë
Autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të marrin në konsideratë një pezullim të përkohshëm të rregullave të deficitit buxhetor nëse lufta SHBA-Izrael kundër......
Biznesi i vogël mban ekonominë, por larg bankave/ BSH: Pengesat kryesore lidhen me nivelin e informalitetit dhe mungesën e kolateralit
Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme vijojnë të mbajnë peshën kryesore të ekonomisë shqiptare, por jo të financimit bankar. Nisur nga të dhënat ky segment......
Cilat evente rrisin kërkesën për Airbnb në Tiranë? Nga koncertet, te maratona. Aktivitetet shtojnë rezervimet 30-50%
Eventet e mëdha që zhvillohen gjatë vitit në Tiranë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në tregun e akomodimit afatshkurtër në platformën Airbnb. Gjatë......
Pensionet, kolonë e dytë apo e tretë? - Detajet e skemës së re që po hartohet nga qeveria
“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të......
Cilat ushqime i blemë më shtrenjtë në Mars? Shporta u rëndua kryesisht nga rritja e çmimeve të peshkut, mishit dhe vajrave
Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimit të naftës, inflacioni i ushqimeve mbeti i përmbajtur në muajin mars, ndonëse disa produkte......
Hapen aplikimet për projekte inovative deri 4 mln lekë - Aktivizimi i të rinjve dhe punësimi, në qendër të thirrjes
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka hapur thirrjen për projekt-propozime, duke vënë në dispozicion fonde për organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të......


