Porti i ri në Porto Romano, tërhiqet kompania ofertuese/ Karakaçi: Shkak kostot ekonomike, arsyet politike nuk do ta frenojnë projektin
Ofertuesi për ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano është tërhequr për arsye ekonomike. Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se arsyeja e tërheqjes që ka dhënë konsorciumi argumentohet me rritjen e kostove të përgjithshme të ndërtimit, por gjithsesi procesi do të vazhdojë, me qëllim realizimin e projektit.
Karakaçi risolli në vëmendje deklaratën e bërë pak ditëve më parë nga kryeministri, i cili paralajmëroi se ka aktorë të ndryshëm që përpiqen të sabotojnë këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për vendin, por shtoi se do të ndërtohet një skenar alternativ për ta çuar përpara investimin.
Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u hap fillimisht në muajin korrik të vitit 2024, por ajo nuk u finalizua me sukses, duke u rishpallur në dhjetor të po atij viti. Gara tenderuese ishte për fazën e parë të projektit që përfshin zhvillimin e një terminali kontejnerësh, ndërsa fondi limit i vënë në dispoizicion ishte 39.32 mld lekë apo rreth 400 mln euro.
Takimi me Komisioneren Kos në Bruksel, Ministri Hoxha: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua......
Harta e çmimeve të naftës, si renditet Shqipëria? Tregjet globale shtyjnë çmimet. Disa vende ndërhyjnë për të frenuar shtrenjtimin
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë.......
“Mbi 24 mijë inspektime gjatë 2025” - Sula prezanton planin e reformave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Inspektori I përgjithshëm, Dashnor Sula ka zhvilluar një tryezë diskutimi me inspektoratet rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Diskutimi u ndal......
Ku t'i investoni kursimet në mars? - Rritje e lehtë e interesit për bonot 12-mujore në ankandin e fundit
Interesi i bonove 12-mujore të thesarit ka shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit. Në ankandin e datës 10 mars, norma mesatare e interesit për......
Rregulla të reja për Llotarinë Amerikane: Pasaporta bëhet e detyrueshme dhe shtohet tarifë aplikimi
Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplikimet për DV-2027. United States Department of State ka......
Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt 2026, rritje e aplikimeve në QKB!
Aktiviteti i regjistrimit të bizneseve dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026......
Nis zbatimi i JURONIX/ Gogu: Rritet transparenca dhe aksesi i qytetarëve në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit......
Si ndikuan projektet e infrastrukturës në çmimet e pronave? Zonat pranë projekteve të mëdha përfitojnë rritje nga 10- 20%
Tre projekte të mëdha infrastrukturore pritet të kenë ndikimin më të madh në tregun e pronave në Tirana gjatë pesë viteve të ardhshme: Unaza e Madhe e......


