Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të evidentuar në të gjitha hallkat e operimit portual. Pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po menaxhohet në mënyrë aktive për të garantuar funksionimin e sigurt të shërbimeve.
Sipas njoftimit nga Autoritetit Portual Durrës, infrastruktura e portit, përfshirë rrjetin energjetik; hidrik dhe sistemet mbështetëse teknike funksionojnë plotësisht, gjë që ka mundësuar ofrimin e një shërbimi të pandërprerë për pasagjerët.
Shërbimet e Emergjencave dhe Sigurisë Portuale janë në gatishmëri, duke monitoruar situatën për të garantuar sigurinë, ndërsa stafet operacionale kanë vijuar punën pa hasur pengesa në terren.
Aktiviteti tregtar ka ecur sipas planifikimeve, me të gjitha ngarkesat dhe shkarkesat që po realizohen në kohë, çka ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e ritmeve të logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit.
Autoriteti Portual Durrës, thekson të gjitha terminalet operojnë normalisht. Lidhur me lëvizjen detare, tragetet e nisur mbrëmjen e kaluar nga portet italiane kanë mbërritur në oraret e programuara. Proceset e përpunimit, zbarkimit dhe imbarkimit të pasagjerëve janë zhvilluar, pa shkaktuar vonesa.
Porti i Durrësit vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme strategjike të transportit dhe tregtisë në vend, duke garantuar siguri, efikasitet dhe një shërbim të pandërprerë për të gjithë përdoruesit, pavarësisht kushteve apo volumit të lëvizjeve.
Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën
Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në......
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rikuperon pikë. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe......
Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026
Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35......
IA, kërcënim për sondazhet - Modelet gjuhësore “korruptojnë” rezultatet e anketave
Inteligjenca Artificiale (IA) po e bën pothuajse të pamundur dallimin e përgjigjeve njerëzore nga ato të robotëve virtualë në sondazhet “online” të opinionit......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
Situata nga reshjet, Balluku në HEC Koman: Nuk parashikohet hapje e portave
Situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll dhe nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Ky ishte mesazhi që përcolli zv.......
Ibrahimaj- VanHorn: Vizioni i Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka patur një takim në ambasadën e SHBA me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Pas takimit ambasada......





