Porti i Durrësit, në 2025 u përpunuan 6.3% më shumë mallra - Intensifikim i aktivitetit portual, eksportet dhe importet në rritje

Porti i Durrësit ka përmbyllur vitin 2025 me tregues pozitivë në drejtim të përpunimit të mallrave dhe aktivitetit detar, duke konfirmuar rolin e tij strategjik si nyja kryesore e tregtisë detare në Shqipëri dhe një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe forcimin e lidhjeve tregtare rajonale.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, përgjatë vitit 2025 në terminalet e Portit të Durrësit janë përpunuar gjithsej 3.8 milionë tonë mallra, shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 6.3% krahasuar me vitin 2024. Nga ky volum total, rreth 2.8 milionë tonë kanë qenë importe, ndërsa 1 milion ton janë regjistruar si eksporte. Struktura e këtij volumi reflekton nevojat e ekonomisë vendase për furnizim të qëndrueshëm me lëndë të para dhe mallra konsumi, si dhe rolin e portit në mbështetjen e aktivitetit eksportues.
Në aspektin e lëvizjes detare, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë përpunuar gjithsej 1.506 anije tregtare, një tregues ky që pasqyron intensifikimin e ndjeshëm të aktivitetit portual, rritjen e volumit të punës në terminale dhe besimin e shtuar të operatorëve dhe linjave detare ndaj Portit të Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës thekson se, pavarësisht flukseve të konsiderueshme të mallrave dhe mjeteve lundruese gjatë gjithë vitit, porti ka arritur të ruajë një nivel të qëndrueshëm dhe të sigurt operimi, duke garantuar vijueshmëri në shërbimet portuale, respektim të standardeve të sigurisë dhe efikasitet në përpunimin e ngarkesave.
Ndërkohë, performanca e vitit 2025 krijon një bazë të qëndrueshme për zhvillime të mëtejshme, në drejtim të rritjes së eficiencës operacionale, modernizimit të proceseve dhe forcimit të rolit të Portit të Durrësit në tregtinë detare rajonale dhe ndërkombëtare.
Kush përjashtohet nga taksat e mjeteve të përdorura? - Udhëzimi/ Tatimet përgjegjëse për të kaluar 25 % të të ardhurave tek bashkitë
Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse rikuperoi disi gjatë kësaj jave ka regjistruar sërish rënie këtë fundjave duke e mbyllur negativisht këtë periudhë teksa është......
Tensioni gjeopolitik, financat e eurozonës në pasiguri - Raporti i BERS: Bankat, tendencë shtrëngimi të kreditimit
Bankat e eurozonës pritet të hasin vështirësi financimi në treg, veçanërisht me dollarin Amerikan dhe monedha të tjera të huaja, nëse vazhdon pasiguria e......
SHBA-ja paraqet planin e zhvillimit 'Gaza e Re' - Financimet do të detajohen në Uashington në javët e ardhshme
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten planet për një "Gazë të Re" të rindërtuar nga e para për të përfshirë kulla banimi, qendra të dhënash dhe vendpushime......
Merz në Romë, takim me Melonin “me ide të reja” - Boshti italo-gjerman: Të transformojmë Bashkimin Evropian
Një aleancë më e ngushtë midis Italisë e Gjermanisë është në horizont, me ambicien për të ndryshuar Evropën pas dekadash dominimi nga boshti franko-gjerman.......
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë Evropën për pronësinë e banesave - ALTAX: Mesatarja e BE-së 68%, Shqipëria dhe Kosova mbi 95%
Shqipëria dhe Kosova renditen në krye të Evropës për nivelin e pronësisë së banesave, duke lënë pas të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të......
Europa po rivlerëson marrëdhënien me SHBA - Kancelari Merz thirrje BE-së: Jo hapa të nxituar
Udhëheqësit e BE-së do të rishqyrtojnë lidhjet e tyre me SHBA në një samit emergjent, pasi kërcënimi i Trump për tarifa dhe veprime ushtarake për të blerë......
Amerika një hap larg shkëputjes nga OBSH - Gostin: “Shkelje e qartë ligjore, Trump ka gjasa t’ia dalë”
SHBA do të tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përballë akuzave se ajo goditi si shëndetësinë amerikane ashtu edhe atë globale. Ky......


