Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë në 2025-ën/ APD: Sezoni veror rriti fluksin e pasagjerëve

Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri përgjatë 2025- ës. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 janë përpunuar gjithsej 792.023 pasagjerë. Nga totali i pasagjerëve të përpunuar, 389.543 janë regjistruar në hyrje, ndërsa 402.480 pasagjerë janë regjistruar në dalje.
Autoriteti Portual Durrës thekson se fluksi i pasagjerëve ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve të parë të vitit, ndërsa ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë sezonit turistik veror. Muajt e verës janë karakterizuar nga intensifikimi i lëvizjeve, veçanërisht në linjat ndërkombëtare drejt Italisë, të cilat mbeten destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj. Ky trend konfirmon rolin e Portit të Durrësit si një pikë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Nga ana tjetër, këto të dhëna tregojnë rëndësinë strategjike të këtij porti në garantimin e lëvizjes së sigurt dhe të pandërprerë të qytetarëve. Po kështu, dëshmohet rëndësia e Portit të Durrësit jo vetëm si një qendër transporti, por edhe si një faktor kyç në zhvillimin turistik dhe ekonomik, duke përmbushur me efikasitet kërkesat e tregut dhe duke garantuar standarde bashkëkohore në operacionet e tij.
Tendenca pozitive konfirmon fuqizimin e rolit të portit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin e tij në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.
Sa para’ dërgojnë dhe kursejnë emigrantët? Të kthyerit kursyen më shumë me 76% të objektivit financiar të realizuar
Emigrantët shqiptarë që kthehen në vend dërgojnë më shumë remitanca gjatë periudhës së emigrimit krahasuar me ata që janë ende jashtë. Ndërkohë sipas Anketës......
30% zbritje të tatim fitimit për sponsorizimet - Krijohet Regjistri Elektronik Kombëtar për Donacionet, kufizime për dhuruesit
Sponsorizuesit që kontribuojnë në fushën e artit, sportit ose kulturës do të përfitojnë lehtësi fiskale përmes zbritjes direkte deri në masën 30 % nga tatimi......
“SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve”- Ministrja Spiropali: Ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka deklaruar se “vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve......
Rritje të përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u situr me 83.5 lekë......
Shitjet dhe eksportet e makinave nga Kina - Pasiguritë dhe tensionet gjeopolitike ushtrojnë presion
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë po shkojnë drejt një ngadalësimi për shkak të kërkesës së ngadaltë dhe pasigurive të jashtme, tha të mërkurën një......
Nga "A je i vdekur?", te Demumu - Aplikacioni kinez që kujdeset për personat, të cilët jetojnë vetëm
Aplikacioni kinez për celularë "Are You Dead?", i projektuar për njerëzit që jetojnë vetëm dhe që njoftojnë të dashurit e tyre kur nuk ka pasur aktivitet për......
“Aleanca transatlantike po shpërbëhet” - Ministri gjerman i financave: Duhet më shumë patriotizëm evropian
Ministri Gjerman i Financave Klingbeil bëri thirrje për një epokë të re të "patriotizmit evropian" në mbrojtje të interesave ekonomike të kontinentit, duke......
Davosi fillon një epokë të re - Duke u përballur me rendin global të tronditur nga Trump
Elitat e biznesit dhe ato politike shkojnë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme, me vizionin e tij për një rend ekonomik......


