Porti i Durrësit, mbi 271 mijë ton mallra në janar - Rriten flukset, përpunohen mbi 61 mijë pasagjerë

Porti i Durrësit nis vitin 2026 me tregues pozitivë. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit janar 2026 në katër terminalet portuale u përpunuan mbi 271 mijë ton mallra dhe u trajtuan 30 anije tregtare. Këto tregues dëshmojnë për një ecuri të qëndrueshme të aktivitetit portual dhe për një intensifikim të shkëmbimeve tregtare në fillim të vitit.
Rritje e ndjeshme është shënuar në Terminalin e Konteinerëve, ku janë regjistruar 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe tonazhi i mallrave të konteinerizuara ka shënuar një rritje prej 45% në krahasim me janarin 2025, çka tregon zgjerim të volumit të importeve dhe eksporteve që kalojnë përmes portit.
Pozitive paraqitet situata edhe në sektorin e transportit të udhëtarëve. Gjatë janarit janë përpunuar mbi 61 mijë pasagjerë, me një rritje prej 13%, si dhe 21 mijë e 481 mjete. Këto shifra reflektojnë rritje të flukseve në transportin detar.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, performanca e muajit të parë të vitit konfirmon stabilitetin operacional dhe efikasitetin e shërbimeve portuale. Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar në vend, duke mbështetur zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe lëvizjen e udhëtarëve, duke garantuar operacione të qëndrueshme dhe efikase.
“Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi rritën ekonominë” - Raporti i BERZH: Investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në vitin 2025
Në raportin më të fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,7% e mbështetur nga......
Sa ndikuan tarifat globale tek vendet në zhvillim? - Raporti i BERZH: Ekonomitë u prekën minimalisht
Tarifat amerikane kanë ndryshuar drejtimin e tregtisë, duke lejuar një rritje ekonomike më të madhe se sa pritej në disa tregje në zhvillim, tha Banka......
Barcelona rrit taksën ditore për turistët - Deri në 15 euro duke nisur nga prilli, një nga më të lartat në Evropë
Turistët në Barcelonë mund të tatohen deri në 15 euro në natë, pasi qyteti e rriti tarifën e turizmit në një nga më të lartat në Evropë, si pjesë e......
Të prodhosh atlete me robotë! - Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut
Marka e veshjeve sportive On Running ka hapur një fabrikë në Busan të Koresë së Jugut duke përdorur robotë për të prodhuar atlete dhe planifikon të hapë më......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar edhe këtë mëngjes sikurse dhe një ditë më parë një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe duke u shitur me......
AAPSK, 160 milionë lekë për institucionet ligjzbatuese në 2025 - Fonde të tjera për SPAK, policinë e gjykatat edhe në 2026!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të......
Shtrenjtohen përsëri ushqimet, INSTAT: Çmimet e konsumit gjatë muajit janar 2026 u rritën me 2,3%
Shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve ka vijuar edhe përgjatë muajit janar 2026. Këtë e konfirmon matja zyrtare e INSTAT, sipas të cilës Indeksi i Harmonizuar i......
Kryeministri Rama ironizon: "Çudia e madhe në Portugali", atje veprohet ndryshe!
Në një postim të shpërnadrë në platformën X, kryeministri Edi Rama ironizon sjelljen e opozitës dhe mediave, për disa qëndrime të mbajtura për bllokimin e......


