Portal Sektorial për Eksportet - Kërkesat e Këshillit të Investimeve: Strategji kundër ekonomisë informale
Këshilli i Investimeve, një organ i ngritur për përmirësimin e klimës së të bërit biznes me qëllim rritjen e investimeve në vend, ka publikuar së fundmi raportin e monitorimit të rekomandimeve për vitin 2024.
Këshilli sugjeron krijimin e një Portali Sektorial të Eksporteve brenda kuadrit të Strategjisë së Eksportit. Qëllimi I këtij portali është t’u ofrojë anëtarëve të komunitetit të biznesit informacion mbi tregjet e huaja, udhëzime për eksport dhe marketing në tregjet e huaja, akses në rrjetëzim me palë ndërkombëtare, këshilla për tregtinë e jashtme, transportin dhe shitjet në shumicë, oferta nga kompani të huaja, statistika mbi tregtinë e jashtme dhe situatën ekonomike etj.
Gjithashtu, Këshilli i Investimeve rekomandon hartimin dhe miratimin e një Strategjie kundër ekonomisë informale. Dokumenti duhet të shoqërohet me një plan veprimi të detajuar, që përfshin analiza dhe qasje sektoriale, afate të qarta kohore dhe institucione përgjegjëse të mirëpërcaktuar. Gjithashtu, strategjia duhet të konsultohet dhe koordinohet me përfaqësuesit e biznesit për të siguruar efektivitetin e saj.
Sipas Këshillit të Investimeve, inkurajimi i politikave fiskale në nivel qendror për ato ndërmarrje që kanë një buxhet dhe një numër të caktuar punonjësish të dedikuar për Kërkimin dhe Zhvillimin është një tjetër sektor ku duhet bërë më shumë.
Një rekomandim tjetër është se dhomat e tregtisë dhe shoqatat duhet të ofrojnë programe trajnimi të synuara për drejtuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke u fokusuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mentorimin brenda organizatave. “Duke theksuar investimet në teknologji dhe automatizim, është thelbësore të prioritizohen trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të stafit për të përmbushur nevojat në rritje të biznesit”, theksohet në raportin e Këshillit të Investimeve.
Sondazh

Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet - Nga qeleshja, te filigrani. Gonxhja: Kemi një ndër thesaret e trashëgimisë
Artizanati shqiptar nga tradita në modernitet, është pasqyruar në Zanart, në panairin ku janë demonstruar produktet autentike shqiptare. Ministri i......

Trump “mbron” vendimet e 100 ditëve të para - Amerikanët, të shqetësuar nga tensionet tarifore dhe recesioni
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e përshkroi si një seri fitoresh të mëdha ekonomike dhe sulmoi me forcë demokratët, duke përfshirë......

Linja 400 kV me Maqedoninë e Veriut - Hapet tenderi për segmentin maqedonas, rritje e kapacitetit ndërkufitar të transmetimit
Operatori maqedonas i Sistemit të Transmetimit, MEPSO ka shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e linjës energjetike Ohër – Bitola, pjesë e linjës së......

Më shumë qytetarë po sigurojnë jetën - AMF: Në tremujorin e parë 2025, kontratat e lidhura u rritën me 31%
Tregu i sigurimeve ka përjetuar rritje në tremujorin e parë të 2025, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të......

Frutat tropikale erdhën më shumë dhe më lirë! - Çmimi mesatar për 3-mujorin e parë të vitit 2025 ishte 81.4 lekë/kg
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, në Shqipëri u importuan rreth 8,100 ton fruta tropikale. Pjesa më e madhe e këtyre produkteve ka ardhur nga vendet e......

“Ringrihen” bonot 12-mujore - Yeldi mesatar i ponderuar arriti 2,78% në ankandin e fundit
Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rritje tjetër. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar arriti në......

Meta prezanton asistentin e ri të “IA” - Kompania sfidon rivalët me mjetet e reja inovatore
Meta, kompania mëmë e Facebook, ka prezantuar hapat e saj të ardhshëm në fushën e inteligjencës artificiale. Kreu Mark Zuckerberg u shfaq në skenë gjatë......

Transporti ajror “tërheq” më shumë turistë/ Regjistroi rritje me 9.1% në tremujorin e parë. Më pak preferojnë rrugët detare
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. INSTAT ka publikuar statistikat për transportin ajror dhe detar për tremujorin e parë të......