“Porta e Alpeve”, qeveria firmos kredinë 50 mln euro - Karakaçi: Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total 100 mln euro

Qeveria ka miratuar marrëveshjen e kredisë 50 mln euro me Bankën Evropiane të Investimeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon zhvillimin e qëndrueshëm të veriut të vendit dhe nxitjen e turizmit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dha detajet e projektit, që ka një vlerë totale prej 100 mln euro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Pra kemi një vlerë 100 milionë euro që shkon për atë që quhet 'Porta e Alpeve', qarkun e Shkodrës, në lidhje me projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta.Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë: Komponenti i parë ka të bëjë me rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe qendrave multifunksionale, duke i dhënë hapësira më të mira qytetarëve të gjithë qarkut. Komponenti tjetër ka të bëjë me investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin (shëtitoren bregdetare me Velipojës), liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe pjesën e Malësisë së Madhe dhe pjesën e Alpeve. Komponenti tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me investime në rrjet kanalizimesh dhe ujësjellës, si dhe pjesa që lidhet me transportin urban por edhe gjithë ata elementë turistikë për menaxhimin e ndotjes urbane”, - tha Karakaçi.
Pak ditë më parë edhe Banka Evropiane e Investimeve njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes, duke specifikuar se programi synon të përmirësojë aksesin në shërbime, të rrisë atraktivitetin e rajonit për turizëm dhe investime, si dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal në një zonë që konsiderohet ende e nënzhvilluar dhe me varësi të lartë nga bujqësia.
“Me anë të kësaj marrëveshje krijohet për herë të parë një korridor i integruar midis Alpeve dhe bregdetit Adriatik, duke krijuar kështu, në këtë mënyrë, një mundësi për të patur një sezonalitet të plotë turistik, nga dimri në verë, dhe duke i qëndruar më afër qytetarëve dhe për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të gjithë qarkut Shkodër”, - tha Karakaçi.
Financimi do të kanalizohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të veprojë si ndërmjetës financiar dhe strukturë zbatuese për projektet konkrete.
Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin
Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron. Megjithatë, lufta në......
Cilat janë destinacionet me kosto më të ulët për pushime? Për vitin 2026, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira për turistët
Viti 2026 pritet të sjellë tendenca të reja për sa i përket turizmit. Sipas Travel and Tours, Shqipëria është një nga vendet ku kostot janë më të ulëta se në......
AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke......
“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera
Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në......
Mbi 92 mijë vizitorë në muzetë dhe parqet arkeologjike në 3 muaj - Turizmi kulturor në rritje, cilat janë sitet më të vizituara?
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi shifrat e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit, që dëshmojnë rritje të......
Jo më vula në pasaporta - Çfarë ndryshon nga sot në 29 aeroporte të BE?
Sistemi i Hyrjes dhe Daljes (EES) në Bashkimin Evropian, që ka të bëjë me të gjithë shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga Zona Shengen, ka hyrë......
Rritet volumi i shërbimeve online për sipërmarrjet - A po rritet komunikimi digjital mes bizneseve dhe QKB?
Drejtoria e Asistencës Online dhe Trajtimit të të Dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka përballuar një volum të lartë kërkesash dhe komunikimi me......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.8% në shkurt/ Sistemi bankar mbetet nën pragun 4%, duke reflektuar qëndrueshmëri
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti sërish në 3.8% në fund të muajit shkurt 2026, duke u kthyer në nivelin e dhjetorit të vitit......


