“Porta e Alpeve”, investimi masiv 100 milionë euro, bashkëfinancuar me BEI me fokus turizmin malor

Në shënimet e javës të kryeministrit Edi Rama vëmendje e veçantë ju kushtua edhe Paketës së Maleve dhe më specifikisht projektit që është pjesë e kësaj pakete dhe që nihet me emrin Porta e Alpeve. “Porta e Alpeve”, që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor”, është shprehur Rama. Më poshtë e plotë deklarata e tij për këtë ndërhyrje të madhe në turizëm.
“Në këta muaj, po flitet për Paketën e Maleve. Natyrisht, kur them po flitet kam parasysh, jo vetëm çka themi ne për të informuar publikun dhe, mbi të gjitha, për të informuar ata, të cilët e shikojnë nga jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë që të investojnë kursimet e tyre në tokën e të parëve apo në rindërtimin e një shtëpie të vjetër të gjyshërve mes maleve, por edhe çfarë thuhet nga shumëkush që, si gjithmonë dhe për gjithçka, deformon, devijon e kështu me radhë. Por nuk është kjo përmbajtja e këtij shënimi, por është ajo çka i shtohet Paketës së Maleve si një projekt i quajtur “Porta e Alpeve”, që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor. Është një projekt për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë, që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, padyshim duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, përfshihen investime në ujësjellës dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurimin e asaj trashëgimie të vyer historike që ka edhe në zonën e veriut. Ndërkohë që, patjetër, nuk mund të ishte jashtë projektit edhe kujdesi për të siguruar, për të garantuar gjithë ato pjesë të mrekullueshme të natyrës që duhet të mbeten të paprekshme.
Kjo është qasja e integruar e një projekti që nuk trajton vetëm një segment, një aspekt, por ka një shtrirje gjithëterritoriale dhe synon, dhe besoj ka të gjithë potencialin, për t’i dhënë një nxitje ekstra zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë në veriun e vendit. Besoj që, me këtë shënim, mund t’i bëj edhe një përshëndetje të posaçme të gjithë atyre që, sa herë flitet për veriun, menjëherë fillojnë të flasin përçart për qeverinë që nuk ka bërë mjaftueshëm për veriun, dhe një përshëndetje shumë miqësore, duke u thënë që sa ka bërë dhe sa do të bëjë kjo qeveri për veriun e vendit, nuk kanë bërë të gjitha qeveritë e marra së bashku. Sa për ato që vijnë pas, nuk dua të flas, por për të gjitha qeveritë e marra së bashku, qysh se Shqipëria ka hyrë në rrugën e liri-demokracisë, që e dimë të gjithë se si filloi, si vazhdoi dhe të gjithë e shohin se si po transformohet në funksion të të gjithë shqiptarëve dhe në funksion të të gjithë Shqipërisë”.
Rama për vizitat në Romë dhe Barcelonë: Interesimi për Shqipërinë në nivel krejt të ri
Në shënimet e javës që bëri kryeministri Rama vend të parë kanë marrë vizitat dyditore që ai pati në Romë dhe Barcelonë. Në vlerësimin e kryeministrit tashmë......
Mbledhjet e Pranverës të FMN në Uashington: Ekonomia shqiptare në ecuri pozitive përballë sfidave globale
Në datat 16–18 prill 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të......
Sejko e Malaj në Uashington, pjesë e takimit me dyer të mbyllura nga Departamenti Evropian i FMN
Guvernatori Gent Sejko së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kanë qenë pjesë e takimit me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe......
Sistemi i pagesave të shpejta, BSH po përmbush kërkesat teknike, Sejko: Bankat, të gatshme për t'u përfshirë
Në kuadër të modernizimit dhe zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), Banka e Shqipërisë po përparon në përmbushjen e kërkesave......
META, vala e parë e shkurtimeve nga puna më 20 maj/ Shkurtim 10% i fuqisë punëtore globale, rreth 8,000 punonjës
Kompania Meta synon të kryejë valën e parë të shkurtimeve të thella të vendeve të punës të planifikuara për këtë vit më 20 maj. Ndërkohë shkurtime të tjera......
Rama në Barcelonë për samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”/ Demokracia në fokus, Kryeministri takime me Sánchez dhe Costa
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, ku po merr pjesë në mbledhjen e katërt të samitit “In Defense of Democracy”, një aktivitet ndërkombëtar i nivelit......
Restaurohet plotësisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar/ Gonxhja: Garantohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në Facebook një video ku tregon përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeu......
Rënie e fortë e eksporteve drejt Spanjës/ Dobësohen lidhjet tregtare me disa vende të BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian shënuan rënie në muajin mars, ndërsa rritje të ndjeshme u regjistruan drejt disa tregjeve rajonale......


