Shqipëria Postuar më 21 Maj 2026, 11:09

“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon transformimin e Shkodrës dhe veriut të vendit

Nga Edel Strazimiri

“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon

Në Parlament pritet të miratohet kredia për projektin strategjik “Porta e Alpeve”, një program investimesh me vlerë 100 milionë euro, i financuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Qeveria Shqiptare, që synon transformimin urban, ekonomik dhe turistik të Shkodrës dhe rajonit verior të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili e cilësoi programin si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Sipas Becit, pas një procesi përgatitor të nisur në fund të vitit 2023, Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, ka ndërtuar një paketë projektesh që synojnë të ndryshojnë mënyrën e lëvizjes, jetesës dhe zhvillimit ekonomik në qytet dhe zonat përreth.

Ndër investimet kryesore të parashikuara janë transformimi i bulevardit kryesor të Shkodrës në një korridor të gjelbër multimodal, përfundimi i korridorit rrugor Shkodër–Velipojë me standarde moderne, modernizimi i transportit publik me 17 autobusë elektrikë, si dhe krijimi i një rrjeti biçikletash prej më shumë se 80 kilometrash që do të lidhë qytetin me liqenin, lumin Buna, Velipojën, Alpet dhe zonën e Nënshkodrës.

Programi parashikon gjithashtu zhvillimin e Sistemit të Muzeve të Shkodrës, duke integruar muzeumet, itineraret urbane dhe hapësirat publike në një rrjet kulturor e turistik. Projekti përfshin krijimin e muzeut të qytetit, muzeut dhe galerisë së arteve, si dhe restaurimin e muzeut historik në Shtëpinë e Oso Kukës.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i paketës së investimeve lidhet me ndërtimin e parkimeve publike dhe përmirësimin e menaxhimit të trafikut, me synimin për të rritur aksesin dhe organizimin urban në qytet dhe zonat turistike.

Sipas Becit, këto investime, së bashku me projektet e tjera madhore që po zbatohen aktualisht, do ta afronin Shkodrën me standardet e qyteteve moderne evropiane dhe do të krijonin kushte për zhvillim ekonomik e turistik gjatë gjithë vitit. Ai falënderoi Qeverinë Shqiptare, Kryeministrin Edi Rama, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe ekspertët e angazhuar për mbështetjen në realizimin e këtij vizioni zhvillimor.

“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon “Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon “Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat