Politikat për energjinë e rinovueshme - Komuniteti i Energjisë: Përmbushja, 61%. Pikët na ulen nga biokarburantet
Zbatimi i politikave për energjinë e rinovueshme nga Shqipëria është përmbushur në masën 61%. Raporti i fundit i Komunitetit të Energjisë jep të dhëna mbi ecurinë e disa treguesve, ku vendi ynë paraqitet shumë mirë në disa treguesve dhe më dobët në disa të tjerë.
Kështu, sa i takon arritjes së targeve për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2030, zbatimi rezulton në masën 88%. Sipas raportit, objektivi i arritjes së 54,4% të energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë është në përputhje me objektivin e vitit 2030 të vendosur nga Komuniteti i Energjisë. Ai është i ndarë në 3 objektiva sektoriale, ku për energjinë elektrike është 178,1%, transportin 34,6% dhe ngrohjen dhe ftohjen 16,6%. Por, sipas raportit objektivi i vitit 2030 për energjinë e rinovueshme në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes nuk është aq ambicioz sa kërkohet nga Direktiva për Energjinë e Rinovueshme.
Një tjetër tregues është cilësia e skemës së mbështetjes, që vlerësohet në masën 90%. Sa i takon vetëprodhimit zbatimi raportohet në 75%. Sipas raportit ekziston skema e matjes neto, që i mundëson konsumatorëve të operojnë instalimet e energjisë së rinovueshme me një kapacitet maksimal prej 500 kË. “Megjithatë, asnjë komunitet i energjisë së rinovueshme nuk është krijuar deri më tani”, - thuhet në raport.
Por ndryshe paraqitet situata në drejtim të biokarburanteve, ku progresi është zero. Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, kuadri ligjor aktual në Shqipëri nuk transpozon kriteret e qëndrueshmërisë dhe të kursimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet, bio lëngjet dhe lëndët djegëse të biomasës, të përcaktuara në Direktivën për Energjinë e Rinovueshme.
“Transpozimi i plotë i këtyre kritereve, duke përfshirë ngritjen e një sistemi për verifikimin e përputhshmërisë, është jetik për arritjen e objektivit të Shqipërisë për burimet e rinovueshme të energjisë për 2030”, - thuhet në dokument. Po ashtu, nuk ka pasur progres të dukshëm në lidhje me integrimin e energjisë së rinovueshme në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes së Shqipërisë, duke bërë që vlerësimi të jetë në masën 25%.
Mendimi juaj

Donald Trump “fal” edhe një herë BE-në - Shtyn vendosjen e tarifave 50% deri më 9 korrik
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka rënë dakord të shtyjë vendosjen e tarifave 50% për importet e Bashkimit Evropian deri më 9 korrik. Ai deklaroi......

Kulla më e lartë në botë e printuar në 3D - Godina masive synon të nxisë turizmin në fshatin zviceran
Një nga strukturat më të larta në botë të printuara në 3D u prezantua në fshatin e vogël zviceran të Mulegns. “Tor Alva” apo "Kulla e Bardhë" është gati 30......

“Energjia nga hidrocentralet avantazhon Shqipërinë” - Preket më pak nga rritja e çmimeve globale. FMN vlerëson edhe kursin e këmbimit
Regjimi i lirë i kursit të këmbimit që përdor Shqipëria, i mundëson kësaj të fundit që të përballojë më mirë krizat ose goditjet ekonomike që vijnë nga......

Apple përballet me tarifat e Trump - 25% taksë për telefonat që nuk prodhohen në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej 25% ose më shumë për iPhone-t e prodhuar jashtë Shteteve të......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......

Trenat e pasagjerëve, me koncesion - MIE po studion tregun, tenderimi synohet të realizohet në 3-mujorin e tretë të 2025
Operimi i trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor mund të jepet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe programi CONNECTA2......

BE, fond për zgjerimin e kompanive të teknologjisë - Synon shkëputjen nga varësia e SHBA-së në këtë sektor
Komisioni Evropian planifikon të përdorë fondet e BE-së për të blerë aksione në kompanitë e inteligjencës artificiale dhe ato kuantike që kërkojnë të......

Java nis negativisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të hënë në zbritje duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 85.8 lekë dhe është shitur me 87.2 lekë......