Politika monetare shqiptare përballë pasigurisë botërore - Në fokus, stabiliteti i çmimeve. Guvernatori i BSH në takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Forcimi i stabilitetit financiar dhe zhvillimi i mëtejshëm i sektorit financiar në vend ishte fokusi i takimit më të fundit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu dhe znj. Martha Licetti, Menaxhere për Rajonin e Ballkanit pranë Bankës Botërore.
Gjatë takimit, Guvernatori u shpreh se ndonëse pasiguria në mjedisin ekonomik global mbetet e lartë, vendimmarrja për politikën monetare do të vijojë të mbështetet në analizën e të dhënave më të fundit ekonomike dhe financiare. Në këtë kuadër, vendimet e Bankës së Shqipërisë do të synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke qenë njëkohësisht në përputhje me kahun e politikës fiskale dhe zhvillimet në kursin e këmbimit.
Palët diskutuan gjithashtu për prioritetet kryesore të reformave në sektorin financiar dhe projektet zhvilluese që mund të mbështeten në kuadër të serisë së ardhshme të Development Policy Lending (DPL) 2026–2027.
Për sa i përket Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), palët ndanë pikëpamjet mbi pritshmëritë dhe prioritetet që lidhen me këtë proces, i cili synon forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sektorit financiar në vend.
Në vijim, bisedimet u përqendruan në progresin e arritur në drejtim të stabilitetit financiar, forcimit të kuadrit të mbikëqyrjes dhe përafrimit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe mbështetjen e ofruar nga programi FINSAC.
Banka Botërore ofron mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë, veçanërisht nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve që synojnë përmirësimin e kuadrit rregullator, forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregjeve financiare.
Ballkani përballë rreziqeve të reja - Organizatat e rajonit mblidhen për më shumë siguri dhe koordinim
Siguria e organizatave në Ballkanin Perëndimor po përballet me sfida të reja, në një kohë kur gjeopolitika globale po ndryshon me ritme të shpejta dhe......
Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%/ Norma në shkurt më e ulët se në rajon, por mbi mesataren europiane
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shkurt të këtij......
Karakaçi: Nuk ka pasur abuzime me çmimin e naftës. Krijojmë Agjencinë Shtetërore, depozitë 90-ditore për siguri hidrokarbure të plotë
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur gjatë takimit me furnizuesit e naftës, u shpreh se deri në këto momente nuk ka......
Çmimet e karburanteve/ Malaj: Situata po shihet në disa plane, Bordi i Transparencës do të ngrihet në rast abuzimesh
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se situata me çmimet e hidrokarbureve po shihet në dy plane. “Plani i parë ka të bëjë me monitorimin e çmimeve dhe......
Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej......
Vëzhgimi, nafta në kufitin 200 lekë për litër - Tregu i kryeqytetit e ndjek me vonesë tendencën e çmimeve
Çmimi i hidrokarbureve ka shënuar sërish rritje. Këtë të mërkurë, një litër naftë është stregtuar me çmimin nga 199 lekë, deri në 202 lekë. Autoritetet kanë......
Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz!
Kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të naftës në vend se për momentin nuk është parë e arsyeshme të ngrihet një bord për caktimin e çmimit të këtij......
Shitjet nga tregtia me pakicë u rritën me 6.2% në fund të 2025-ës/ Ndikimi kryesor erdhi nga artikujt jo-ushqimorë dhe hidrokarburet
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke......


