Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2025, 14:28

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria

Nga Ola Mitre

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet

Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ishte në një nga kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të polisterolit, një sipërmarrje e konsoliduar, me një staf prej afro 70 punonjës, ku shprehu mbështetjen e qeverisë për zgjerimin e këtyre sipërmarrjeve.

“Është kënaqësi shumë e madhe për mua që takoj njerëz të punës, njerëz që kontribuojnë për ekonominë e vendit, njerëz që kontribuojnë për mirëqenien e familjeve sepse të punësuarit tuaj bazojnë të ardhuart e familjeve të tyre në punën që bëhet këtu. Padyshim është detyra jonë që t’iu dëgjojmë problemet, hallet dhe t’i adresojmë ato në mënyrën më të mirë për të lehtësuar biznesin shqiptar dhe për të çuar përpara ekonominë shqiptare, e cila është konsoliduar në mënyrën më të kënaqshme vitet e fundit, duke e renditur Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor në një pozicion që kurrë s’e kemi pasur më parë”, -tha Balluku.  

Përfaqësuesi i kompanisë prezantoi planet për zgjerimin e aktivitetit, duke ndarë dhe metodat inovative që përdoren për prodhimin e produkteve të ndryshme të polisterolit, duke nisur nga arkat e peshkut, materialet e ndërtimit, blloqet për mbjelljen e farave, etj.

“Këto janë arkat e peshkut. Këto ikin kryesisht në Itali dhe në Gjermani. Deri dje vinin nga jashtë. Këtu nuk ngelet asgjë: edhe mbetjet që ngelen gjatë prerjeve, futen, riciklohen. Ose do futen në prodhim, ose do bëhen për nivelimin e pllakave të pallateve, poshtë. Rri pllaka e ngrohtë. Asgjë nuk shkon dëm”, - tha ai.

Prej disa javësh Balluku ka nisur një tur për promovimin e njerëzve të punës, si dhe ndjek nga afër proceset për aplikimin e kompanive të ndryshme në vend.  

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat