Policia, plan masash në ditën e zgjedhjeve - Rendi dhe siguria, 5316 punonjës për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore
Përveç fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike, si dhe përgjatë ditës së zgjedhjeve. Sipas policisë tashmë janë marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.
Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.
Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.
Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00. Ndërkohë, në orën 18:00 të së dielës merrën në ruajtje të gjitha objektet ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.
Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.
Sondazh

Kush është Kardinali Robert Francis Prevost, i pari amerikan i zgjedhur Papa Leone XIV?
Prevost është qytetari i parë amerikan që mban pozicionin e kreut të Kishës Katolike Romake dhe në prag të konklavës, nuk konsiderohej si një kandidat......

SHBA-Britani arrijnë marrëveshje tregtare - Pakti përfshin tarifat për makinat, çelikun dhe eksportet bujqësore
SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë njoftuar një marrëveshje tregtare, e para e siguruar me administratën Trump. "Detajet përfundimtare po përpilohen," u tha......

Dollari amerikan ‘merr kthesën’ – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi pas një rënieje të vazhdueshme ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të vlerës në raport me dje......

Robert Francis Prévost është Papa i ri, i pari amerikan
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës, i pari amerikan me origjinë......

Tym i bardhë në Vatikan! - Zgjidhet Papa i ri
Tym i bardhë po del nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se një Papë është zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike. Kjo do të thotë që fituesi......

SHBA-Britani, pranë marrëveshjes tregtare - Trump-Starmer përshpejtojnë bisedimet për uljen e tarifave
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë kornizën e një marrëveshjeje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, sipas dy personave të njohur me çështjen,......

Grekët punojnë më shumë, paguhen më pak - Gjysma e punonjësve nuk kompensohen për orët shtesë
Orët totale të punës përbëjnë deri tani “thembrën e Akilit” të punonjësit grek, i cili punon më shumë orë sesa detyrimi i tij kontraktual, pa pagesë......

BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë: Hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3!
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të......