Policia e Shtetit, plan masash për festat e fundvitit - Shtim kontrollesh dhe patrullimesh në të gjithë vendin

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të Vitit të Ri 2026. Për parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të qarta për të gjitha strukturat policore vendore dhe qendrore.
Sipas Policisë së Shtetit, masat parashikojnë rritjen e prezencës së shërbimeve policore në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e rendit publik dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet menaxhimit të fluksit të shtetasve në pikat e kalimit kufitar. Në këtë kuadër, do të shtohen sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha PKK-të, ndërsa në pikat tokësore do të intensifikohet bashkëpunimi me homologët e vendeve fqinje për të shmangur radhët e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin në të dyja anët e kufirit. Njëkohësisht, do të rriten kontrollet në kufi dhe patrullimet në kufirin e gjelbër për parandalimin e krimeve kufitare.
Policia Rrugore do të intensifikojë masat për monitorimin e qarkullimit, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues dhe patrulla të shtuara në akset rrugore, me synim uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë. Sipas Policisë, çdo masë administrative ka si objektiv të vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjithashtu, Policia do të bashkëpunojë me organet e pushtetit vendor, institucionet fetare dhe Policitë Bashkiake për mbarëvajtjen e ceremonive festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Do të rritet prezenca e shërbimeve policore në ambiente të ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, për të parandaluar konfliktet dhe ngjarjet kriminale.
Masat përfshijnë edhe intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike. Po ashtu, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet private të sigurisë fizike për përforcimin e masave të sigurisë.
Ndikimi i tarifave në Gjermani - Eksportet e automjeteve u goditën rëndë
Eksportet e makinave gjermane në Shtetet e Bashkuara ranë me pothuajse 14% në 9 muajt e parë të vitit 2025, duke e bërë atë degën më të goditur të industrisë......
Kina “shënjestron” sërish BE - Vendos tarifa të përkohshme ndaj produkteve të qumështit
Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 23 dhjetori,......
335 miliardë lekë borxh maturohet në 2026 - Bonot 12-mujore dhe obligacionet mbajnë peshën kryesore të shlyerjeve gjatë vitit
Gjatë vitit 2026, qeveria shqiptare përballet me një volum të konsiderueshëm të maturimit të borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare, pagesat totale......
Maqedoni e Veriut, duhapirja shkakton 4,000 vdekje çdo vit - Rreth 40% e popullsisë janë konsumues aktivë, vetëm 5% e ndërpresin
Maqedonia humbet rreth 4,000 jetë çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit ose produkteve të tij. Numri i duhanpirësve aktivë në vend është 40.4 për qind e......
Kush përfiton nga vendimi i BE-së për automjetet? - Zbutja e masave për makinat me djegie të brendshme dëmton tregun evropian
Prodhuesit gjermanë të automjeteve kanë mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për të shtyrë ndalimin e motorëve me djegie të brendshme deri në vitin......
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, drejt ndërtimit - BERZH kalon në fazën e dytë të tenderit për projektin 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka kaluar në fazën e dytë të tenderit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, duke ftuar kompanitë......
Kërkesa e SPAK-ut për Kuvendin - Rama: Nuk do ta shqyrtojmë, çështja në Kushtetuese më 22 janar
Në podkastin "Flasim'', kryeministri Rama ka folur për kërkesën e SPAK-ut për Kuvendin. Duke e konsideruar ekstrem dhe antidemokratik kërkesën e pezullimit të......
Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës. Në mbështetje......





