Policia e Shtetit njofton: Kujdes nga adresat elektronike të rreme!

Policia e Shtetit njofton se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Sipas njoftimit me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.
Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.
Qytetarët duhet të kenë parasysh:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.
Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Modernizimi i rrjetit elektrik në Kukës - Investimi prej 98.6 mln lekë për energji cilësore
Drejtoria Rajonale e OSSH Kukës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët në Tërthorë të Kukësit, me një fond limit prej......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të......
Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg
Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht......
Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025
Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së......
Grekët, të “distancuar” nga teknologjia - Rreth 70% e qytetarëve nuk e përdorin “IA” në punë
Megjithëse pjesa më e madhe e qytetarëve grekë, rreth tetë në dhjetë, kanë dëgjuar për inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj, më shumë se tre në......
SHBA, 80 mld USD për energjinë bërthamore - Synohet ndërtimi i reaktorëve të rinj për të përballuar kërkesën në rritje
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nënshkroi një partneritet me pronarët kanadezë të Westinghouse Electric, me qëllim ndërtimin e reaktorëve bërthamorë me vlerë......
Paundi humbet sërish pikë - Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......
Nvidia, 7 superkompjuterë për qeverinë e SHBA - 500 miliardë dollarë për çipet e inteligjencës artificiale
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se kompania udhëheqëse në prodhimin e çipeve për inteligjencën artificiale do të ndërtojë shtatë......





