Policia e Shtetit bwn bilancin/ Në janar, 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar!
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë muajit janar.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se puna intensive hetimore dhe operacionale, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me homologët, për të goditur krimin në përgjithësi, krimin e organizuar në veçanti, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale ka bërë që gjatë muajit janar 2025 të finalizohen 121 operacione policore, ndërsa janë zhvilluar 19 operacione ndërkombëtare, të cilat mundësuan ekstradimin e shtetasve të shumëkërkuar, goditjen e grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të akuzuar/dënuar për krime kundër personit dhe/ose krime ekonomike.
Sipas Policisë, janë vënë në pranga 715 shtetas, për vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar 35 armë zjarri, 100 kg Cannabis, 3.8 kg Kokainë, sasi Heroine, fara Cannabisi, 5 granata dhe municion luftarak dhe i është dhënë ndihmë 19 qytetarëve që u gjendën në vështirësi, në malin e Tomorit, Ersekë dhe Karaburun.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është parandaluar përshkallëzimi i 7 konflikteve me armë ose me sende të forta, në Durrës, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Mirditë dhe Shkodër. Po si rezultat i rritjes së forcës parandaluese, u goditën 17 raste të armëmbajtjes pa leje. Goditjet parandaluan ngjarje kriminale që mund të kryheshin nga shtetasit që u kapën në lëvizje, me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Policia e Shtetit thekson faktin se hetime të thelluara dhe profesionale zbardhën 11 ngjarje kriminale që përfshijnë: vrasje, plagosje me armë zjarri, konflikte me sende të forta, shkatërrime të pronës me eksploziv dhe zjarrvënie të qëllimshme.
“Gjithashtu, gjatë këtij muaji, janë finalizuar 17 operacione policore, me objektiv parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera më parë. Disa nga këto ngjarje kriminale u kryen duke përdorur dhunë dhe armë. U goditën 13 raste të kontrabandës. Në 2 raste, Policia goditi në portin e Durrësit, kontrabandimin nga Tunizia, të 1 070 000 tonëve naftë. Më tej, u finalizuan 20 operacione policore për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lokale, me celularë ose me makineta”, shkruhet në njoftim.
Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike kontribuan për zbardhjen e vrasjes së kryer në fshatin Dragoç, Shkodër; parandaluan një fushatë mashtrimi nëpërmjet disa mesazheve elektronike të maskuara dhe çuan përpara drejtësisë shtetas që kanosën në rrjete sociale ose kryen transaksione, duke keqpërdorur kredencialet e të tjerëve.
Në Tiranë dhe në Elbasan, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan 3 call center-a, nëpërmjet të cilave mashtroheshin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Shuma të mëdha parash (në disa valuta) iu sekuestruan 2 shtetasve në Pogradec, me akuzën e pastrimit të parave. Gjithashtu, kontrollet në të gjitha PKK e vendit goditën 6 raste të tentativave për të lëvizur para, ilegalisht.
Policia e Shtetit njofton se Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjithashtu, punë intensive është kryer për të menaxhuar fluksin e fillimit të vitit, si dhe për të asistuar shtetasit që u gjendën në nevoja të ndryshme në qarkullim, si pasojë e motit me reshje të dendura shiu dhe/ose dëbore.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera janë vënë në pranga 169 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 32 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, janë pezulluar 202 leje drejtimi, nga të cilat 16 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 15 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 171 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
“Gjatë këtij muaji edhe Policia Kufitare ka pasur angazhim të shtuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë për fluksin e qytetarëve në hyrje/dalje, si dhe për të garantuar qarkullimin e sigurt të mallrave”, theksohet në njoftim.
Për të përmbushur këto qëllime, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 68 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit; 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin dhe 6 raste të trafiqeve. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të vijuar operacionet dhe aksionet policore, me qëllim nxjerrjen përpara drejtësisë të shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushen misionet madhore, garantimi i rendit publik dhe zbatimi i të drejtave të qytetarëve.
Sondazh

Njihen automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë!
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Tarifat e Trump “rrëzojnë” Bitcoin - Kriptomonedhat pësojnë rënie për shkak të pasigurisë tregtare
Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie të hënën, me bitcoin në nivelin më të ulët trejavor dhe eterin në shifrat më të ulëta që nga fillimi i shtatorit. Kjo......

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë kërkesa të refuzuara!
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit, për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11......

“Energjia diellore do të tejkalojë HEC-et deri në 2040” - Kroacia mbulon rreth 60% të konsumit falë burimeve të rinovueshme
Kroacia është ndër vendet e para të BE-së në përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe deri në vitin 2040, energjia diellore pritet të tejkalojë atë hidrike,......

Kanadaja, Meksika “hakmerren” ndaj SHBA-së - Vendosin tarifa për mallrat amerikane si kundërpërgjigje ndaj Trump
Kanadaja dhe Meksika urdhëruan tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-së......

Tarifat e Trump për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën: Frika nga një luftë tregtare globale trondit tregjet!
Tregjet globale ishin në trazira në Azi të hënën, pasi investitorët kishin frikë nga një luftë tregtare globale. Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi......

Vengu: Ushtarakët, rritje page nga 13.000 në 100.000 lekë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot shifrat e rritjes së trajtimit financiar për disa kategori ku më konkretisht Pilotët, Forcat Speciale,......

Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor!
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur deficitin prej 300 miliardë eurosh të Bashkimit Europian me SHBA-në si një "mizori", duke shtuar se tarifat "do......