Policia e Shtetit aksion në plazhin e Gjipesë: Sekuestrohen 399 çadra e shezlongë!
Në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë” Policia e Shtetit njoftoi sot se u lirua hapësira publike në plazhin e Gjipesë e cila ishte zënë me çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje.
Policia njoftoi sot se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me ndihmën e forcave policore të Kufirit, të FNSH-së, si dhe të Forcave Detare, ndërhynë nga deti, në gjirin e Gjipesë, për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme”.
“Nga kontrollet u konstatua se shtetasit A. Z., B. Sh., G. S. dhe M. Sh., kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit”, thuhet në njoftim.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal ndaj këtyre katër shtetasve, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në cilësinë e provës materiale, Policia njoftoi se u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë, të cilët u transportuan me ndihmën e mjeteve lundruese të Forcës Detare, për shkak të terrenit të vështirë tokësor.

Vengu dhe Hoxha në landfillin e Elbasanit: Stabilizim i situatës pas një jave lufte intensive me zjarrin!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një inspektim në fushën e mbetjeve në Elbasan, pas një......

Lirimi i hapësirave publike mirëpritet nga ekspertët - Ozuni: Të ndiqen shembujt e Evropës, ku lejohen struktura të çmontueshme
Ekspertët e turizmin e mirëpresin aksionin e qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë nga baret dhe restorantet. Eksperti Ferjolt......

‘Vijon pastrimi i “plagës” në Theth’ - Rama: KLP të qëndrojë seriozisht mbi Prokurorinë e Shkodrës!
Kryeministri Edi Rama tha sot, se po vazhdon ende puna për pastrimin e “plagës” që iu hap Thethit, pas ndërtimit aty të një fshati turistik. Gjatë një......

Rama: Pas Vlorës, pasdite në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm!
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe......

“Ulje e mëtejshme çmimi për energjinë elektrike” - Balluku: Skema aktuale nxit kursimin e energjisë. Liberalizimi i tregut vazhdon në janar
Politikat në sektorin elektroenergjetik do të kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientët. Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

Dokumenti i Kadastrës/ Si do bëhet regjistrimi i tokave me 7501?!
Bashkë me regjistrimin fillestar, Agjencia e Kadastrës synon që deri në 2028-n të përfundojë skanimin dhe digjitalizimit të kartelave të pasurisë dhe hartave......

Plan-operacioni “Plazhi i lirë” – Policia kontrolle në vijën bregdetare të Kavajës!
Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave......

'Reforma dha atë që pritej nga Shqipëria' - Gonzato: SPAK institucion themelor, të ndalet presioni ndaj Drejtësisë!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë,......