Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 13:33

Pol i ri turistik në Korçë - Nga “Rrugët e Shijes”, te “Poli i Festivaleve” në Drenovë, seri tenderësh nga FSHZH

Nga SCAN TV

Pol i ri turistik në Korçë - Nga “Rrugët e

Zhvillimi i një poli të ri turistik në Korçë është në qendër të disa tenderëve që po zhvillohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. I fundit është përmirësimi i transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare, në kuadër të projektit për ndërtimin e godinave dhe parkut me emër “Poli i Festivaleve dhe Industrisë kreative”, në Drenovë të Korçës.

Fondi limit i vënë në dispozicion për ndërtimin e kësaj rruge është rreth 135 mln lekë, teksa pak kohë më parë u hap edhe tenderi kryesor për ndërtimin e godinave dhe parkut, me fond limit prej rreth 334 mln lekë.

Sipas dokumenteve të tenderit projekti synon të krijojë një pol kulturor dinamik në fshatin Drenovë të Korçës, duke transformuar “ish - vaskat e peshkut” të braktisura prej kohësh, në një qendër kreativite me qëllim rritjen ekonomike. Duke ripërdorur këtë vend, nisma synon të stimulojë zhvillimin në sektorë kyç si mikpritja, turizmi ekologjik dhe arti, duke promovuar novacionin brenda industrive krijuese.

Paralelisht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e kontratës me vlerë rreth 600 mijë euro për ndërhyrjet jetëzuese në kaudër të projektit me emër “Rrugët e shijes”, që ndodhen në fshatrat Mollaj, Boboshticë, Drenovë, Polenë dhe Qatrom, në Bashkinë e Korçës.

Sipas dokumenteve të tenderit “Itinerari i Shijes” është një mundësi e jashtëzakonshme për Qarkun e Korçës dhe fshatrat e përfshira në projekt për të zhbllokuar potencialin e plotë të trashëgimisë së tyre kulturore, historike dhe kulinare. Po ashtu projekti parashikon krijimin e disa shtigjeve tematike, sikurse është Shtegu i Manave në Drenovë, Shtegu i Mollëve dhe Shtegu i Këmbësorëve në Boboshticë, Shtegu i Zahireve në Polenë apo Shtegu i Qershive në Qatrom.

Krijimi i një poli të ri turstik për Qarkun e Korçës është kërkuar prej kohësh nga ekspertët, si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat