Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2026, 10:10

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht/ Qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime

Nga Alida Lula

Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht/ Qyteti

Pogradeci një nga qytetet më piktoreske në Shqipërinë juglindore, i vendosur buzë Liqenit të Ohrit, ka qënë një nga destinacionet e preferuara gjatë muajit gusht. Ky muaj është cilësuar si momenti ideal për të shijuar atraksionet e qytetit dhe rrethinat e tij unike, ku në ndihmë të pushuesve dhe turistëve ka ardhur dhe pika e informacionit e ngritur nga bashkia.

“Pjesë të ndryshme të qytetit, por edhe atraksione të tjera janë mjaft të preferuara në këtë sezon. Ne kemi ngritur edhe qendrën e informacionit turiztik, ku ccdo i interesuar mund të marrë informacion në lidhje me Pogradecin dhe pikat e ndryshme. Kemi rreth 650 turistë, nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë të interesuar jo vetëm për turizmin e natyrës, por edhe kulturës. Interesi është mjaft i shtuar për atraksionet në këtë muaj” - thotë Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisënë në  Bashkinë Pogradec.

Pogradeci vizitohet jo vetëm për bukuritë e veçanta, si Liqeni i Ohrit që është ndër më të vjetrit në botë, Parku i Drilonit, fshatin tradicional Tushemisht, dhe ushqimet e shijshme si korani, por edhe për natyrën dhe historinë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat