Shqipëria Postuar më 24 Maj 2025, 09:38

Po vijnë më shumë turistë nga Azia - Kurioziteti për të vizituar Shqipërinë po rritet në Izrael dhe Indi

Nga Hamit Yzeiraj

Po vijnë më shumë turistë nga Azia - Kurioziteti për

Polakët dhe zviceranët në Europë, izraelitët dhe indianët në Azi, si dhe shtetas nga vende të Amerikës Latine po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për të vizituar Shqipërinë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave gjatë muajit prill 2025, disa vende nga kontinente të ndryshme kanë dyfishuar numrin e shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri. Në krye të listës qëndron Izraeli ku nga 980 shtetas izraelitë që vizituan Shqipërinë në prill të vitit 2024, numri u rrit në mbi 5,000 në të njëjtin muaj të këtij viti.

Edhe India ka shënuar një rritje të konsiderueshme, me afro 3,000 turistë që vizituan Shqipërinë muajin e kaluar, ndonëse rritja është më e moderuar krahasuar me Izraelin.

Në Europë, rritja më e dukshme është regjistruar nga Zvicra, Austria dhe veçanërisht Polonia, e cila ka trefishuar numrin e shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike gjatë prillit 2025.

Megjithatë, në total, ritmi i rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj është zbehur disi. Referuar të dhënave nga INSTAT, në prill të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri rreth 820 mijë shtetas të huaj, në krahasim me 794 mijë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, një rritje relativisht e moderuar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat