Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 14:45

“Po përgatitet reforma e pensioneve” - Rama: Rritja ekonomike na lejon të mbështesim pensionistët

Nga Fabjona Pasho

“Po përgatitet reforma e pensioneve” - Rama: Rritja ekonomike

Reforma e pensioneve ishte fokusi i kryeministrit Rama në një takim me pensionistët e njësisë 2 të Kryeqytetit. Ai u shpreh se rritja ekonomike ka mundësuar rritjen e pensioneve, ndërsa tani është mundësia për të bërë ndryshime në skemë.

E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi i pensioneve nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe ajo që unë ju kam thënë dhe kam përsëritur në të gjitha rastet kur pyetesha ishte që e vërteta na pengonte të shkonim tek pensionet, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritje. Më në fund ashtu sikundër e kishim dëshiruar dhe ashtu sikundër kishim përqendruar të gjitha forcat për t'ia dalë, erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për pagesën e personave me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë.

“Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është që sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet mbrapa atij që s'ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive dhe do ta korrigjojmë dhe këtë. 

Ju jeni të parët dhe bashkë me ju edhe familjet sigurisht në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat jemi duke përgatitur dhe një skemë të re të bazuar tek një kartë e shpenzimeve familjare në bazë të shportës, në mënyrë që ato lekë që ata marrin nga taksat e shqiptarëve të shkojnë për familjen, për fëmijët e tyre”, u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shtoi se do miratohet programi i ri i kredive për punonjësit e rinj të shtetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat