Shqipëria Postuar më 26 Maj 2025, 14:38

“Po kërkohen vende të reja për pushime” - Mançka: Çmimet e paketave janë rritur, por kërkesa mbetet konstante

Nga Hamit Yzeiraj

“Po kërkohen vende të reja për pushime” -

Pak kohë para fillimit të sezonit turistik veror, qytetarët shqiptarë kanë filluar të prenotojnë paketa turistike, duke preferuar të pushojnë në vende të reja, përveç Greqisë dhe Turqisë tradicionale.

“Kryesiht moshat nën 30 vjeç, preferojnë dhe vende të tjera përveç Turqisë edhe Greqisë siç mund të jenë brigjet e Italisë”, shprehet operatorja turistike, Geraldina Mançka.

Agjencitë turistike raportojnë një rritje të çmimeve të paketave turistike gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, me rreth 25–30%. Rritje që mbështetet edhe nga raportet e Eurostat-it apo nga mediat greke dhe turke për resortet në vendet e tyre.

“Këto rritje çmime janë edhe të dallueshme sepse janë rritje që vijnënga vetë shtetet vendase si Turqia apo Greqia, gjithashtu dhe Kursi I Euros ka bërë që çmimet të rriten, por janë dhe politikat e brendshme të shteteve si psh taksa turistike”, tregon në të tjera Geraldina Mançka.

Edhe për paketat brenda vendit po ndiqet i njëjti trend, ku po shihet – ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar – që në jug të vendit pritet të rriten çmimet e shërbimeve turistike.

“Momentalisht Jugu vazhdon të ketë kërkesë sidomos tek të rinjtë më tepër, por më I rezeërvuar se vendet jashtë.”

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 7.8 milionë dalje nga territori i vendit, kryesisht për pushime, duke shënuar nivelin më të lartë ndonjëherë.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat