Plotëson DIVA, deklaron 28 fëmijë/ Tatimet: Kujdes, monitorim për çdo fëmijë në ngarkim
Mund të duket e çuditshme, por ka ndodhur. Në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, është shënuar një rast, i cili ka plotësuar se ka 28 fëmijë. Administrata Tatimore thotë se do të monitorojë çdo deklarim të numrit të fëmijëve në ngarkim në DIVA 2025, duke tërhequr vëmendjen për saktësinë e informacionit, pasi çdo pasaktësi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi. Këto pasaktësi sipas këtij institucioni, jo vetëm vonojnë procesin e rimbursimit, por ka penalitete.
Nga deklarimet e kryera deri tani, janë konstatuar mjaft pasaktësi në lidhje me numrin e fëmijëve në ngarkim.
Për çdokënd që ende ka paqartësi për DIVA 2025, Administrata Tatimore ka publikuar video me pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta për të ndihmuar individët që e kanë detyrim ligjor plotësimin, pasi afati i fundit i dorëzimit të DIVA 2025 është, 31 Mars 2026.
Në total, janë rreth 200 mijë individë që do të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore. Shtimi i numrit të tyre nuk është i lidhur vetëm me risinë e aplikimit të kompensimit për shpenzimet e arsimit. Kjo është një ndër arsyet e shtimit të deklaruesve, por jo e vetmja.
Për herë të parë këtë vit aplikohet parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve që individët do të kenë për numrin e fëmijëve në ngarkim apo për shpenzimet arsimore, ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi.
Pra, përveç individëve që kanë në ngarkim fëmijë nën 18 vjeç dhe përfitojnë zbritjen prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë si edhe deri në 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore, kompensim do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por që nga rillogaritja vjetore e tatimit rezultojnë me mbipagesë.
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, MEPJ apel urgjent për shqiptarët në Emirate
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me......
Rrëshqitja te “Arrat e Gurrës”, ARRSH: Të hënën caktohet afati për rrugën alternative
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës Shqiptare kanë përditësuar situatën për ecurinë e punimeve në......
Tensione pas sulmit në Iran, Teherani kundërpërgjigjet/ Reagon BE e disa vende: Situatë kritike. Rama: Garda Revolucionare, terroriste
Vijon të jetë e tensionuar situata pas sulmeve të fundit të SHBA dhe Izraelit, në Iran, ku sipas disa medieve raportohet për vdekjen e komandantit të Gardës......
Starmer mbledh Komitetin e Krizës/ Macron: Situata e rrezikshme, Irani të bisedojë
Kryeministri britanik, Keir Starmer, kathirrur mbledhje të komitetit të krizës së qeverisë (Cobra) dhe planifikon të zhvillojë telefonata me aleatët në orët......
Lufta mes Iranit dhe Izraelit “trondit” tregjet/ Ngrihet çmimi i naftës dhe bie Bictoin
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke e çuar Brent drejt niveleve më të larta në muajt e fundit,......
Sulmet amerikano-izraelite në Iran, reagon Rama: Qëndrojmë të palëkundur me Izraelin, mbështesim paqen!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës sëkrijuar nga lufta mes Izraleit dhe Iranit ku është e përfshirë edhe SHBA. Kryeministri deklaroi se Shqipëria......
Përshkallëzohen tensionet, goditet shkolla në Minab, vdesin 24 nxënëse/ Reagon BE: Situata shumë shqetësuese, palët të përmbahen
24 nxënëse raportohet se kanë vdekur gjatë sulmit izraelit ndaj qytetit iranian Minab. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, sulmi goditi një shkollë......
SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, mbyllet hapësira ajrore në Teheran/ Netanyahu falenderon Trump dhe thekson se Irani duhet të ndryshojë regjimin
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......


