Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 20:28

Plotësohet Këshilli Mbikqyrës i BSH, Olta Rushaj propozimi i fundit i qeverisë

Nga SCAN TV

Plotësohet Këshilli Mbikqyrës i BSH, Olta Rushaj propozimi i

Në mbledhjen e tij të sotme Këshillimi i ministrave ka propozuar kandidaturën e znj. Olta Rushaj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozimi pritet të kalojë për miratim në Kuvend.

Zonja Rushaj ka përfunduar shkollimin për financë në Universitetin e Tiranës dhe në La Sapienza të Romës. Ajo ka një përvojë 14 vjeçare ne systemin financiar të vendit.

 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  TË NJË ANËTARI PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS  TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat