Plazhet publike rriten me 67% në 2026 - Ministri Gonxhja: Në dispozicion janë 1.689 parcela publike

Numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit me funksion dhe administrim publik është rritur ndjeshëm gjatë sezonit turistik 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bën të ditur se këtë vit janë në dispozicion 1.689 parcela publike, kundrejt 1.014 të regjistruara në vitin 2025. Rritja është me 67% ose 675 parcela më shumë.
Edhe sipërfaqja e plazhit publik është zgjeruar. Nga 2.88 milionë metra katrorë në vitin 2025, këtë sezon sipërfaqja totale arrin në 3.18 milionë metra katrorë, ose rreth 303 mijë metra katrorë më shumë.
Një risi për këtë sezon janë 124 parcela dhe stacione publike në administrim të bashkive. Kjo kategori ofron shërbim të pajisur me çadra dhe shezlongë, me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe me synim krijimin e një alternative më të përballueshme për pushuesit. Në total, këto hapësira zënë rreth 475 mijë metra katrorë.
Numrin më të madh të parcelave të administruara nga bashkitë e ka Lezha me 49, e ndjekur nga Durrësi me 38, Shkodra me 16, Himara me 11 dhe Vlora me 10. Ndërkohë, për sipërfaqen, kryeson Durrësi me rreth 316 mijë metra katrorë, ndërsa pas tij renditen Lezha me 75 mijë, Himara me 51 mijë, Vlora me 21 mijë dhe Shkodra me 13 mijë metra katrorë.
Një element i rëndësishëm është rikthimi në funksion publik i 665 parcelave që më herët menaxhoheshin nga privatët. Sipas ministrit Gonxhja, këto parcela u kthyen në administrim publik si rezultat i mosaplikimit korrekt ose refuzimit të aplikimeve. Vetëm kjo masë i ka shtuar plazhit publik rreth 768 mijë metra katrorë sipërfaqe.
Ndërkohë, është zgjeruar edhe rrjeti i plazheve përjashtimore. Në vitin 2026 janë 22 të tilla, nga vetëm 2 në vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 20 stacionesh ose rreth 11 herë më shumë. Kjo kategori përfshin 570 parcela dhe rreth 1.42 milionë metra katrorë sipërfaqe plazhi të menaxhuar dhe formalizuar.
Sipas ministrit, zgjerimi i alternativave publike synon të luftojë abuzimin me çmimet dhe të garantojë akses më të gjerë në bregdet. Tarifat e miratuara nga bashkitë, formalizimi i plazheve dhe fiskalizimi i pagesave synojnë të krijojnë më shumë transparencë dhe të ulin kostot për qytetarët dhe pushuesit.
Prioritet mbeten gjithashtu standardet e higjienës, siguria në det dhe garantimi i një aksesi të përballueshëm për pushuesit, thekson ministri Gonxhja
Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje dhe pozitivisht ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me mëngjesin e kaluar pasi është blerë......
Kreditimi rritet, “bumi” më i fortë te turizmi e pronat/ Bizneset marrin 149 miliardë lekë hua të re në gjysmën e parë të vitit
Kreditimi i ri për bizneset ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, i mbështetur kryesisht nga tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, energjia dhe......
Financim 1 miliard euro për infrastrukturën e gazit - Serbia dhe Banka Botërore do të fillojnë bisedimet
Serbia do të fillojë negociatat me Bankën Botërore në mesin e gushtit mbi kushtet e financimit për një program prej 1 miliard euro për zgjerimin dhe......
Rregulla të reja për tenderët e mbrojtjes dhe sigurisë - Më shumë transparencë e konkurrencë. Ankande elektronike, kontroll i fortë i ofertave
Prokurime më të kontrolluara dhe më shumë transparencë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ky është synimi i projektligjit të ri për prokurimet në mbrojtje......
Fermerët do marrin mbrapsht 8.3 milionë euro - Regjistrohen 3,366 aplikime, 10% kompensim TVSH-je për faturat e lëshuara
Fermerët do të marrin mbrapsht në llogaritë e tyre bankare afro 8.3 milionë euro si kompensim i 10% të faturave të dorëzuara në administratën......
Sot eklipsi total i diellit - Në cilët pjesë të botës mund të shihet më mirë?
Hëna do ta errësojë diellin për miliona njerëz në një eklips total diellor, që shihet më së miri nga pjesë të Spanjës dhe Islandës, i cili do të ndodhë të......
Çmimet e energjisë në Evropë rriten - Vala e të nxehtit frenon prodhimin bërthamor francez dhe të erës në Gjermani
Vala e pestë e të nxehtit veror rriti çmimet e energjisë elektrike në Evropë me më shumë se 20%, me temperaturat e larta që pritet të kufizojnë më tej......
Rritet papunësia globale e të rinjve - Shkaktarët, krijimi i ngadaltë i vendeve të punës dhe rreziku i IA
Papunësia globale tek të rinjtë u shtua në vitin 2025, ndërsa rritja më e dobët ekonomike, tensionet gjeopolitike dhe krijimi i ngadaltë i vendeve të punës e......

