Shqipëria Postuar më 2 Janar 2025, 11:27

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës

Nga Fabjona Pasho

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që

Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen në det. 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook videon ku dallohen disa qytetarë që marrin rreze dielli në breg të detit, e të tjerë kanë zgjedhur që të lahen në ujin e ftohtë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

Në vend, temperaturat gjatë ditëve të fundit kanë arritur në minus 0 gradë Celsius, por në zona të caktuara nuk kanë munguar rrezet e diellit, gjë që ka shtyrë qytetarët të drejtohen në plazh.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat