Shqipëria Postuar më 15 Prill 2026, 10:42

Platformë elektronike për tregtimin e energjisë - Investimi 300 milionë lekë i Bursës Shqiptare të Energjisë

Nga Ernilda Luzi

Platformë elektronike për tregtimin e energjisë - Investimi 300

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e platformave elektronike të tregtimit dhe klerimit për tregun e energjisë elektrike Shqipëri–Kosovë. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 300 milionë lekë.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, platforma e tregtimit do të jetë një sistem elektronik i centralizuar që do të lehtësojë funksionimin e ALPEX në rolin e Operatorit të Tregut, për tregjet me shumicë të energjisë në dy zonat e ofertimit, Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo platformë synon të garantojë menaxhimin efektiv të të gjitha proceseve të tregtimit, duke rritur besueshmërinë, kontrollin dhe qëndrueshmërinë e operacioneve. Platforma do të mbështetet në teknologji të avancuara, me ekzekutim të shpejtë të transaksioneve, vonesa minimale dhe anonimitet mes palëve tregtare.

Ndër kriteret themelore të vendosura për këtë platformë përfshihen fleksibiliteti për t’u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme të tregut dhe kuadrit rregullator, zgjerueshmëria për të përballuar rritjen graduale të volumit të tregtimit, performanca e lartë në përpunimin e transaksioneve, si dhe disponueshmëria e vazhdueshme përmes sistemeve rezervë që sigurojnë vazhdimësinë e operacioneve edhe në raste problematike.

Platforma do të mbështesë funksionimin e dy segmenteve kryesore të tregut të energjisë, konkretisht Tregun e Ditës në Avancë dhe Tregun Brenda së Njëjtës Ditë, duke mundësuar operimin e tyre jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në atë rajonal, në përputhje me mekanizmat e Bashkimit Evropian për integrimin e tregjeve të energjisë.

Për më tepër, sistemi do të jetë i ndërlidhur me një sërë platformash dhe institucionesh të tjera të rëndësishme, si operatorët e sistemeve të transmetimit, mekanizmat e alokimit të kapaciteteve ndërkufitare, si dhe platformat evropiane të tregtimit, duke krijuar kështu një rrjet të integruar dhe funksional të shkëmbimit të energjisë.

Në të njëjtën kohë, projekti parashikon edhe ngritjen e një platforme të klerimit, e cila do të luajë një rol thelbësor në garantimin e sigurisë financiare të tregut, përmes menaxhimit të transaksioneve, kontrollit të rrezikut, administrimit të kolateraleve dhe përmbushjes së detyrimeve financiare ndërmjet palëve.

Në dokument theksohet se kjo platformë do të sigurojë përpunim të saktë dhe transparent të të gjitha operacioneve financiare që lidhen me tregtimin e energjisë, duke përfshirë edhe integrimin në kohë reale me sistemet bankare dhe mekanizmat ndërkufitarë të shlyerjes.

 

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat