Platformë e re denoncimi për mbrojtjen e hapësirave publike - Rama: Raportoni çdo rast abuziv, deri tani 19 denoncime
Ndërsa vijon aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama ka prezantuar platformën e re të denoncimit.
Të gjithë qytetarët që duan të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike tashmë mund ta kryejnë atë përmes platformës “Hapësira ime publike”. Kryeministri Edi Rama tha këtë të shtunë se https://hapesiraimepublike.gov.al, do të jetë “dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike”.
Në këtë platformë, qytetarët mund të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, hapësirave komunitare, parking privat i paligjshëm, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, shkelje të tjera në dëm të pronës publike, ndotje fizike apo akustike, zaptim e ndotje e anës rrugëve kombëtare, kantier ndërtimi pa rrethim të rregullt, apo me ndotje mjedisore etj.
Në rast mosreagimi brenda 24 orësh nga institucionet, qytetarët duhet të plotësojnë formularin që ndodhet në këtë platformë. “Hapësira ime publike”, u hap në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej fillimit të korrikut për lirimin e hapësirave publike. Deri më tani, janë denoncuar 19 raste në këtë platformë.

Lini, vendbanimi më i vjetër në Europë - Zbulimet arkeologjike e kthejnë në destinacion ndërkombëtar
Zbulimet arkeologjike që e nxjerrin Linin si vendbanimin më të vjetër në Europë, kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, kanë shtuar interesin e......

Administrata Doganore, 9.1% më shumë të ardhura në korrik - Rriten dhe importet e mallrave të akcizës, 137 mld lekë në 7 muaj
23.2 miliardë lekë të ardhura, ose 9.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, janë arkëtuar nga administrata doganore. Ky rezultat, është......

Aeroporti Tiranë, “mbytet” nga pasagjerët në fundjavë - Zgjerohen lidhjet rajonale, fluks i lartë levizjesh
Shqipëria, po bëhet gjithmonë e më tepër destinacion turistik i preferuar në Mesdhe, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer një nga portat më të......

Lezha, destinacion në çdo stinë - “Ndriçohet” Skënderbeu, memoriali tërheq rreth 18 mijë turistë
Investimet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës, po e bejnë Lezhën një destinacion të preferuar. Krahas ndërjyrjeve në rrugë, mirëmbajtjen e plazheve dhe......

“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor - 48,273 turistë të huaj dhe vendas “pushtojnë” kalanë në korrik
Jo vetëm det në fundjavë, por edhe trashëgimi kulturore. Gjirokastra është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj gjatë këtij sezoni.......

Pensionet, nis zbatimi i njohjes së përiudhave kontributive automatikisht - Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension. Aplikimi, formulari e dokumentet
Pas miratimit të igjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet......

Mbrojtja e përbashkët, përzgjidhen bankat - Institucioni i ri do të mundësojë prodhimin e armëve dhe infrastrukturën
Banka për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë (DSR Bank), institucioni multilateral i projektuar për të mobilizuar investimet në sektorin e armëve mes......

Britania, zbritje faturash për të “heshtur” kritikët - Familjet që jetojnë pranë infrastrukturave të energjisë, deri në 2,500 paund ulje
Sipas një plani të ri të qeverisë britanike, familjet që jetojnë pranë shtyllave të reja të transmetimit të energjisë elektrike do të përfitojnë zbritje prej......