Shqipëria Postuar më 27 Dhjetor 2024, 14:09

Platforma Elektronike e Regjistrimit për zgjedhësit jashtë vendit - KQZ e teston, Celibashi: Kemi ndërtuar sistem që siguron identitetin e votuesit

Nga Diamila Leka

Platforma Elektronike e Regjistrimit për zgjedhësit jashtë vendit

PER është Platforma Elektronike e Regjistrimit, e cila do të ketë funksionin që zgjedhësit të votojnë nga jashtë Shqipërisë.

Kjo platformë, u prezantua dhe testua këtë të premte nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku me të cilën synohet të lehtësohet regjistrimi i shtetasvë shqiptarë jashtë vendit, duke u dhënë mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit të ardhshëm.

“Platforma është një mjet i cili siguron regjistrimin e votuesve nga jashtë nëpërmjet internetit. Nga atje ata ku janë, pa qenë nevoja të paraqiten në ndonjë zyrë, ambasadë, konsulatë, KQZ etj. Mendoj që sistemi apo platforma, gëzon të gjitha ato cilësi që do duhet të gëzojë, përcaktuar këto në aktin përkatës të komisionit rregullator, por edhe në aktet e tjera, apo në sisteme dhe standarde, që përcaktojnë funksionalitetit e platformave të tilla. Kemi ndërtuar një platformë e cila siguron plotësisht mbi identitetin e atij që aplikon.”

PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat