Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 10:21

Plani i rritjes, si ndahen 1 miliardë euro të BE për 3 vjet? - 5 sektorët që përfitojnë. Nga bizneset, tek fuqizimi i kapitalit njerëzor

Nga Elisabeta Dosku

Plani i rritjes, si ndahen 1 miliardë euro të BE për 3 vjet? - 5

Shqipëria do të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në vitin 2027 nga Bashkimi Europian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilat do të shkojnë për realizimin e disa reformave në disa fusha.

Disbursimi i mbështetjes së Bashkimit Evropian do të kushtëzohet nga progresi i matshëm në zbatimin e reformave të parashikuar në Agjendë.

Konkretisht, vlera e përgjithshme që pritet të përfitojë, në parim, vendi ynë, për periudhën 2024–2027, në total kap vlerën e 922 milionë euro (grant dhe kredi), pagesa të kushtëzuara me zbatimin e reformave kyçe siç janë përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave të secilit vend.

E ndarë në sektorë të veçantë, pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për reformat në drejtësi, afro 267.7 milionë euro.

Përmirësimi i klimës së biznesit po ashtu merr një rëndësi të veçantë sa i takon fondeve grant dhe kredi, në një vlerë prej 209 milionë euro. 

Në kushtet kur Shqipëria po përjeton një emigracion në rritje dhe bizneset përballen me fuqinë punëtore, për fuqizimin e kapitalit njerëzor, janë programuar 189. 5 milionë euro.

Sektori i energjisë dhe tranzicioni i gjelbër kanë marrë një rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian, fushë në të cilën do të shpenzohen për 3 vite afro 127.8 milionë euro.

Po ashtu edhe zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë kërkon më shumë investime për t’iu përshtatur kërkesave të reja nga tregu i punës si dhe profesioneve të reja, zë në të cilin do të shpenzohen afro 127.8 milionë euro.

Kushtet e pagesës do të përcaktohen në bazë të plotësimit të hapave cilësorë dhe sasiorë, sipas afateve kohore të përcaktuara për secilin vend dhe për secilën reformë, të cilat kanë si qëllim stimulimin e rritjes dhe vendosjen e përfituesve në një rrugë të qëndrueshme konvergjence, për t’i orientuar ata drejt reformave specifike që lidhen me bazat e zgjerimit, proces ky që përfshin ndër të tjera edhe sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit janë kushte të përgjithshme që duhet të përmbushen për pagesat dhe lirimin e fondeve.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë duke fituar pikë nga dje teksa e ka nisur ditën në rritje sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat