Plani i Rritjes, BE merr “garanci” për fondet. Udhëzimi/ Masa për auditimin dhe përdorimin me transparencë
Bashkimi Europian ka marrë “garanci” nga qeveria shqiptare se fondet që do të jepen në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të kalojnë në mekanizma të forta kontrolli për të mos lejuar abuzimin nga institucionet përfituese.
Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton procedurat, funksionet dhe rolet për të gjitha institucionet e përfshira në zbatimin dhe monitorimin e Instrumentit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (Instrumenti RGF), në përputhje me Agjendën Kombëtare të Reformave 2024 –2027.
Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e këtij instrumenti të ri financiar që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në rrugën e tyre drejt integrimit. Financimi do të jepet në formën e granateve vjetore të lidhura drejtpërdrejt me zbatimin e reformave.
Zbatimi i këtij udhëzimi bazohet në parimet e kontrollit të brendshëm dhe të auditimit të brendshëm në sektorin publik që përfshijnë: Menaxhim i mirë financiar, efikasitet dhe efektivitet në përdorimin e fondeve publike; Transparencë dhe llogaridhënie institucionale përmes strukturave të raportimit dhe auditimeve të rregullta; Parandalim dhe zbulim i mashtrimit, korrupsionit, konfliktit të interesit dhe shkeljeve të tjera; Sigurimi i pakthyeshmërisë së reformave dhe shmangia e financimit të dyfishtë.
Për këtë qëllim do të caktohet një Koordinator Kombëtar, i cili do të ketë për detyrë koordinimin e përgjithshëm të Instrumentit përfshirë procesin e zbatimit të reformave dhe investimeve. Koordinatori përgatit së bashku me ministrinë efinancat dhe nënshkruan deklaratën e sigurisë.
Nga ana tjetër, çdo institucion përfitues duhet të sigurojë: Sisteme efektive kontrolli për parandalimin, zbulimin dhe adresimin e financimit të dyfishtë; Sistem transparence për të dokumentuar burimet e financimit për çdo hap/aktivitet; Deklaratë sigurie që vërteton se kontrollet janë zbatuar dhe gjithë burimet janë raportuar.
Institucionet zbatuese kanë detyrimin të identifikojnë riskun për çdo hap reforme apo investimi që zbatojnë. Ato duhet të hartojnë plane të kontrollit të brendshëm ku përshkruhen qartë aktivitetet e kontrollit, përgjegjësitë, afatet dhe metodat e monitorimit.

By-Pass për devijimin e trafikut në Sarandë/ Nis faza e parë për hyrje-daljen e re nga qyteti
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e By-Pass Sarandë, Faza I. Fondi limit i këtij projekti është 1 miliardë e 999 milionë......

Turizmi rrit fuqishëm konsumin e karburantit/ Zhdoganohen 345 mijë ton në gjysmën e parë të vitit
Sezoni turistik dhe shfrytëzimi i fundjavave apo pushimeve të hershme verore nga ana e qytetarëve shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e karburanteve në......

Shqipëria, më shumë borxh të brendshëm se në 2024/ MF: Në 6 muaj, u emetuan 232.6 miliardë lekë në tituj qeveritarë
Ministria e Financave ka emetuar 30.5 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë muajit qershor. Shumica e emetimeve rezultojnë në instrumente afatgjata.......

BE financon energjinë e gjelbër në Shqipëri/ Synohet modernizimi i HEC-it të Fierzës dhe digjitalizimi i nënstacioneve
Bordi Operacional i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka miratuar një paketë investimesh prej 87.7 milionë euro, të financuar nga Bashkimi......

Nxehtësia e lartë trefishoi vdekjet në Evropë/ Ndryshimi i klimës “mori” jetën e 1,500 personave në 12 qytete evropiane
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu e intensifikuan valën e fundit të të nxehtit në Evropë dhe rritën numrin e vdekjeve nga nxehtësia me rreth......

Vendet e vafëra kërcënohen nga uria/ Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës klimatike
Rritjet e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të çojnë në më shumë kequshqyerje, trazira politike dhe sociale, pasi më të......

Bankat ulin komisionet për transfertat me AIPS EURO/ BSH, ndryshime në rregullore. Niveli i tarifave minimale, 4 euro
Pas uljes së komisioneve për transfertat në lekë, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë edhe komisionet për transfertat në euro brenda vendit që......

Trump njofton marrëveshjen me Japoninë/ Tarifa tregtare për mallrat japoneze në 15%
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një kornizë të re tregtare me Japoninë që do të vendosë një tarifë prej 15% për importet japoneze, duke lehtësuar......