Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 13:23

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i Energjisë: Procesi i përditësimit të përfundojë pa vonesë

Nga Ola Mitre

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i

Shqipëria duhet të përfundojë pa vonesë procesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe të marrë në konsideratë ndryshimin e ligjit “Për ndryshimet klimatike”. Kërkesa vjen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Raportin vjetor të Zbatimit, të publikuar pak javë më parë.

Sipas dokumentit, Shqipëria nuk ka përcaktuar një objektiv klimatik për vitin 2030 në legjislacionin kombëtar, por ai është përfshirë në Planin Kombëtar, ndërkohë që ligji “Për ndryshimet klimatike” duhet të rishikohet për ta përafruar me objektivin e vitit 2030 të vendosur nga Komuniteti i Energjisë.

Plani aktual Kombëtar i Energjisë dhe Klimës u miratua në dhjetor 2021, ndërsa puna për përditësimin e tij nisi në vitin 2024, por nuk është finalizuar.

Plani i ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën u nxorr për konsultim publik në dhjetor 2024, ndërsa vendos objektiva më ambiciozë për t’u arritur deri në vitin 2030.

Pikësynimi i ri për përqindjen e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm final të energjisë do të jetë 59.4%, nga 54.4% që është në planin aktual 2021 – 2030.

Një fokus i rëndësishëm i jepet eficiencës së energjisë, ndërsa qëllimi kryesor është reduktimi i shkarkimeve neto të gazeve serrë, duke synuar që në vitin 2030 të arrihet nën nivelet e vitit 1990.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat