Shqipëria Postuar më 31 Janar 2025, 13:19

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025 - Flet Drejtori Ilir Binaj: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Nga Elisabeta Dosku

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025 - Flet Drejtori Ilir Binaj: Kë

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. 

Në një intervistë ekskluzive për SCAN TV, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ili Binaj, shpjegon planin për këtë vit.

“Administrata tatimore ka dy prioritete kryesore, prioriteti i parë është rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe kjo është mjaft e rëndësishme për ne. Ndërkohë që prioriteti tjetër që është po aq i rëndësishëm është informaliteti i pagave”, shprehet Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Sipas Drejtorit Binaj, aksioni do të ketë në fokus dy sektorë kryesore, ku është vënë re që problematika është më e lartë.

“Aksioni ndaj informalitetit të pagave do të vazhdojë edhe gjatë 2025 në funksion të rritjes së pensioneve. Përgjithësisht do fokusohemi në sektorë që kanë pasur dhe rritjen më të madhe në tre muajt e fundit, që është ndërtimi dhe turizmi, pra do ketë plane sektoriale me të detajuara në këto sektorë për të patur një reagim më të mire dhe më të fortë për pagat pasi dihet qe pagat e punonjësve në këtë sektor janë shumë më të larta nga ato që ata realisht deklarojnë në sistem”, shprehet Binaj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat