Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 10:12

Plani i qeverisë: Punësim gjithëpërfshirës e trajnim cilësor - Vendet e reja të punës, mbi 10 mijë punonjës shtesë në vit

Nga Ernilda Luzi

Plani i qeverisë: Punësim gjithëpërfshirës e trajnim

Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, punësimi dhe formimi profesional mbeten në fokus. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, në programin e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në sektorin e punësimit synohet rritja e përfshirjes së të rinjve dhe grupeve të pafavorizuara në tregun e punës.  

Përgjatë 2026-2028 synohet ofrimi i formimit profesional cilësor për të rinjë dhe të rriturit, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, rritja e mundësise për të nxënit gjatë gjithë jetës, si për burrat dhe për gratë dhe përshtatja me mundësitë e punësimit të ofruara nga tregu i punës.

Referuar dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, konkretisht synohet të punësohen në total 10.500 punëkërkues të rinj (16-29 vjec) në 2026, në vitin 2027 synohen të punësohen rreth 10.700 të rinj dhe në vitin 2028 rreth 11.000 punonjës.

Po kështu, synohet të rritet punësimi i punëkërkuesve të papunë nga grupet me aftësi të kufizuar, nga ndërmjetësi dhe nxitja e punësimit në rreth 340 në vitin 2026; 360 në vitin 2027 dhe 380 në vitin 2028.

Gjithashtu, do t’u jepet mbështetje fermerëve me synim zhvillimin e sektorit të bujqëisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t'i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm ne BE, duke rritur numrin e të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 468.249 të punësuar teë parashikuar në vitin 2026 në 495.073 të punësuar në vitin 2026 dhe 498.000 në vitin 2028).

Po kështu, synohet të rritet punësimi i punëkërkuesve të papunë nga pagesa e papunësisë (nga ndërmjetësi dhe nxitja e punësimit), në rreth 3000 në vitin 2026, 3100 në vitin 2027 dhe 3200 në vitin 2028.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat