Plani i qeverisë për ullishtat - Drafti/ Nuk lejohet prerja në zonat që zhvillohen, vetëm zhvendosje
Qeveria po merr masa për ruajtjen e fondit të rrënjëve të ullirit nëpërmjet mekanizmit të zhvendosjes së tyre në rastet kur bazuar në instrumentet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit lejes së ndërtimit, është e nevojshme zhvendosja e tyre.
Projektligji i publikuar për konsultim publik, “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drufrutorëve”, lejon zhvendosjen e rrënjëve të ullirit nga zhvilluesi në bashkëpunim me pronarin e tokës, vetēm nē rastet ku ka leje ndërtimi tē miratuar nga organet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Sipas draftit, në këto raste zhvendosja e rrënjëve të ullirit ndodh për shkak se toka ndryshon destinacionin për ndërtim, pas kalimit të gjithë fazave ligjore deri në miratimin e lejes së zhvillimit/ndërtimit.
Në këtë mënyrë ruhet numri i rrënjëve të ullirit pavarësisht dinamikave që ka planifikimi dhe zhvillimi i territorit. Kostot për zhvendosjen e rrënjëve të ullirit përballohen nga subjekti zhvillues/pronari.
Në dokument, argumentohet gjithashtu se duke njohur rëndësinë e koleksioneve të pemëve frutore, agrumeve, ullinjve dhe vreshtave, si dhe bimët e veçuara që kanë vlera gjenetike, lejohet zhvendosja vetëm në rastet ku ka leje objekte publike tē miratuar nga organet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Zhvendosja kryhet nga zhvilluesi në bashkëpunim me pronarin e tokës. Kostot e zhvendosjes përballohen nga buxheti i shtetit i alokuar për realizimin e projektit.
Drafti përcakton gjithashtu dhe ndalimet për zhvendosjen e rrënjëve të ullirit brenda zonave të mbrojtura që kanë regjim të veçantë mbrojtje.
Është mbajtur në konsideratë fakti se ulliri mbillet për prodhim, dekoracion, si dhe ka jetëgjatësi më të madhe se pemëtoret. Ndryshe nga pemët frutore, agrumet dhe vreshtat, që hyjnë në prodhim shumë shpejt dhe kanë një cikël prodhimi që shkon deri në 50 vjet në varësi të kulturës dhe llojit të kultivarit, ulliri hyn në prodhim më vonë dhe ka jetëgjatësi shekullore.
Sondazh

Punonjës të huaj edhe në mobileri - Kërkesa e lartë dhe mungesa e fuqisë punëtore drejton biznesin në Lindjen e Mesme!
Jo vetëm sektori i manifakturës, por edhe ai i mobilerisë po preken nga importi i punonjësve të huaj. Kërkesa e lartë për mobilje, e shkaktuar nga rritja e......

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në përfaqësitë diplomatike të vendit!
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00......

Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027-Rama: Po atë vit, samiti i NATO-s dhe finalja evropiane në futboll
Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027. Sot është nënshkruar në Madrid marrëveshja për organizimin e këtij kongresi që do të......

Penalizohen 2 individë për mosdeklarim të ardhurash
Në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit për parandalimin e shkeljeve të legjislacionit tatimor, Administrata Tatimore, falë......

Nga ujërat e Ksamilit, te rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës-Shqipëria tejkaloi gjigantët botërorë të turizmit
Me një rritje prej 80% të mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve, Shqipëria ka tejkaluar gjigantët botërorë të turizmit si Arabinë Saudite që pati një rritje......

Çmimet e banesave në Britani arrijnë një nivel rekord të nxitur nga taksat e reja që hyjnë në fuqi në prill!
Indeksi i çmimeve të shtëpive Halifax të janarit në Mbretërinë e Bashkuar u publikua të premten, me çmimin mesatar të pronës që u rrit në një rekord të ri......

Balluku: Produktet shqiptare, kudo në Evropë-“Bujqësia në ditët më të mira, por ka akoma shumë sfida përpara”
Gjithnjë e më shumë produkte bujqësore shqiptare po eksportohen në Evropë dhe përtej saj. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e......

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për......