Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2025, 11:06

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në terren - Në fokus raportimi për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

Nga Ernilda Luzi

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në

Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetitn e tyre në sezonin turistik në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit nga Insepktorati i Punës, bëhet me dije se janë shtuar kontrollet me synim për të garantuar kushte të ndershme dhe të sigurta pune në mbrojtje të të drejtat e punonjësve. Në kuadër të këtij plani, Inspektorati do të fokusojë vëmendjen në pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, duke bërë kontrolle rigoroze për regjistrimin dhe pagesën e kontributeve.

Nga ana tjetër, do të monitorohen me kujdes të drejtat e punëtorëve nën moshën 18 vjeç, për të siguruar respektimin e ligjit mbi punësimin e të miturve dhe ndalimin e punëve të rrezikshme apo të natës. Po kështu, verifikimi i rregullshmërisë së dokumentacionit për punëtorët e huaj dhe respektimi i të drejtave të tyre ligjore është gjithashtu një prioritet i këtij plani.

Kontrollet do të përfshijnë vlerësimin e pagesës së orëve shtesë, në mënyrë që llogaritja dhe pagesa të bëhen në përputhje me Kodin e Punës. Ndërkohë, do të grantohet që ccdo punonjës të përfitojë ditët e pushimit javore që i takojnë.

Inspektorati i Punës i bën thirrje të gjithë punonjësve që të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e një tregu pune të ndershëm dhe të sigurt.

Paralelisht me Inspektoriatin, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të veprojë për frenimin e informalitetit në këtë sektor. Një nga masat kryesore është vendosja e pagave dysheme për profesionet më të përhapura në turizëm. Sipas tabelës së re, rojet duhet të paguhen minimalisht me 55 mijë lekë, sanitarët me 60 mijë, recepsionistët me 63 mijë, kamarierët me 70 mijë, ndërsa pagat për kuzhinierët dhe menaxherët variojnë nga 90 deri në 140 mijë lekë.

Tatimet do të krahasojnë këto paga minimale me ato që deklarojnë subjektet, për të identifikuar rastet e fshehjes së të ardhurave dhe mosdeklarimit të saktë të punonjësve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat