Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force politike ofron lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë etj. Ky plan sipas PD, është i realizueshëm dhe ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Modeli ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla:
. Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune.
. Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta.
. Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme.
. Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe.
. Një qeveri të vogël, por efikase dhe transparente.
Në programin ekonomik të Partisë Demokratike thuhet se:
“Me një paketë lehtësirash fiskale dhe proceduriale për sipërmarrjet prodhuese dhe për ato që krijojnë gjithnjë e më shumë vende pune, me skema konkrete mbështetjeje të financuara apo bashkefinancuara me Bankën Zhvillimore Kombëtare që do të financojnë startup-et, sipërmarrësit e rinj dhe projektet strategjike në prodhim, industri, bujqësi dhe energji, mund të ndalim rrokullisjen e rrënimit ekonomik dhe të kthejmë prodhimin në epiqendër. Ekonomia shqiptare nuk mund të mbijetojë vetëm me turizëm dhe remitanca. Ajo duhet të mbështetet në sektorë që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe të paguara mirë. Taksë e sheshtë 10% mbi të ardhurat, fitimet dhe kapitalin”
Gjithashtu është shtuar se:
. Zhduket taksimi progresiv
. Rritje e kufirit të xhiros vjetore mbi përjashtimin nga TVSH dhe tatim fitimi për bizneset e vogla, 180 mijë euro xhiro vjetore
. Eliminim i burokracive dhe kontrolleve abuzive
. Bizneset do të kenë qartësi dhe stabilitet
. Sistemi tatimor do të vendoset në fillim të mandatit dhe nuk do të ndryshojë për 4 vje.
. Një sistem që garanton nivel minimal jetese.
. Vendosja e minimumit jetik 200 euro brenda 100 ditëve të para
. Rritje reale e përvitshme e pensioneve
. Rimbursimi i TVSH-së për shportën bazë për familjet me të ardhura të ulta
. Paketat e lindjes, paketat për fëmijët, subvencionimet e blerjes së shtëpisë, sidomos për çiftet e reja etj.
. Ngritja e katër Zonave të Lira Ekonomike, ku investitorët e huaj do të kenë lehtësira fiskale dhe logjistike
. Defiskalizimi i kompanive që hapin vende pune, sidomos në IT dhe inovacion, do të kenë përjashtime tatimore nga 3 deri në 5 vite
. “Programin Kombëtar për Kthimin e Emigrantëve” me përjashtime fiskale deri në 5 vjet për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri
. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike
Sondazh

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria
Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Subvencioni 70% për panelet e ngrohjes së ujit- Aplikimet në platformën e posaçme online, hapen më 24 shkurt
Prej datës 24 shkurt, klientët familjarë do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimin në......

Evropa “përgatit terrenin” për IA- Kapacitet rekord për qendrat e të dhënave në vitin 2025
Evropa mund të shohë një nivel rekord të qendrave të reja të të dhënave këtë vit, kjo sipas hulumtimit të CBRE Group, ndërsa kompanitë zgjerojnë aktivitetet......

Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka......

112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke......

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.......

BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro.......

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe
Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky......