Planet me ndikim në mjedis/ Drafti: Zgjerim i formave të konsultimit publik, më shumë akses për qytetarët

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim një projektvendim që synon të forcojë dhe unifikojë rregullat për përfshirjen e publikut në vendimmarrjet që lidhen me mjedisin. Drafti “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrjen për planet, programet, strategjitë dhe projektaktet normative në fushën e mjedisit” parashikon procedura të detyrueshme për informimin dhe konsultimin e qytetarëve përpara miratimit të planeve, programeve dhe akteve normative me ndikim në mjedis.
Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i projektvendimit është krijimi i një kuadri të qartë dhe të unifikuar për garantimin e pjesëmarrjes efektive të publikut, në përputhje me Konventën e Aarhusit, ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe Direktivën 2003/35/KE të Bashkimit Evropian.
Projektakti synon të zgjerojë format e konsultimit, duke kombinuar regjistrin elektronik të konsultimit publik me takime të drejtpërdrejta, me qëllim përfshirjen edhe të grupeve që nuk kanë akses të rregullt në internet.
Sipas relacionit, projektakti adreson disa problematika të evidentuara në praktikën aktuale të konsultimit publik në fushën e mjedisit. Një nga problematikat kryesore është mbështetja pothuajse ekskluzive në konsultimin elektronik, e cila, ndonëse rrit aksesin për një pjesë të publikut, përjashton në mënyrë faktike individë dhe grupe që nuk kanë akses të rregullt në internet ose nuk përdorin mjetet elektronike, veçanërisht në zonat rurale dhe për grupet vulnerabël. Një problematikë tjetër lidhet me pjesëmarrjen formale dhe jo efektive të publikut, ku në disa raste konsultimi është realizuar në faza të vona të vendimmarrjes, kur mundësia për të ndikuar realisht në përmbajtjen e dokumenteve ka qenë e kufizuar.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, zbatimi i këtij projektvendimi nuk do të ketë efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit, por pritet të rrisë transparencën, llogaridhënien institucionale dhe përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane në kuadër të procesit të integrimit.
Shqipëria monitoron ujërat, nis me lumin Ishëm/ UBT dhe BOKU, instalon sistem automatik me standarde evropiane
Menaxhimi i ujërave dhe monitorimi i cilësisë së tyre është një prioritet thelbësor për Shqipërinë, duke garantuar mbrojtjen e burimeve, shëndetin publik dhe......
1.1 mld lekë për pasuritë e zëna nga ndërtime të legalizuara/ ASHK: 395 banorë përfitojnë kompensim financiar
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit që mundëson vijimin e procesit të kompensimit financiar për ish-pronarët, pasuritë e......
Merz paralajmëron në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Liria nuk është më e garantuar!
Duke folur në hapje të tre ditëve të diplomacisë me rreziqe të larta, kancelari gjerman dha një diagnozë të zymtë të një rendi global "nën shkatërrim".......
Tregtia e eurozonës mbyll vitin 2025 me një suficit surprizë prej 12.6 miliardë euro
Eurozona e mbylli vitin 2025 me një suficit të fortë tregtar, pasi eksportet vazhduan të rriteshin edhe pse disa industri të mëdha sollën më pak para, sipas......
Administrata Trump padit Harvardin: Bllokoi hetimet federale për pranimet në Universitet
Administrata Trump paditi Universitetin e Harvardit të premten, duke e akuzuar atë për dështim në përmbushjen e një hetimi federal dhe duke kërkuar dokumente......
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti shqyrtohet të hënën
Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të rreth 1 miliard euro. Deputetët......
Koordinimi për sigurinë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia takim trepalësh në Mynih
Takimi i radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në......
Ibrahimaj: Angazhim për fazën e re të reformës së inspektorateve dhe rritjen e transparencës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilluan një......


