Plane vendore për energjinë dhe klimën - Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Gjithçka përcaktohet në projektligjin “Për ndryshimet klimatike”, që është depozituar në Kuvend, ku specifikohet se këto plane do të jenë pjesë e strategjisë kombëtare për energjinë dhe klimën dhe do të mbulojnë një periudhë 10-vjeçare. Planet vendore do të miratohen nga Këshillat Bashkiakë dhe do të rishikohen çdo 5 vjet ose kur vlerësohet e nevojshme.
Sipas projektligjit, bashkitë duhet të përgatisin gjithashtu raporte mbi progresin e zbatimit të planeve, në përputhje me formatet dhe kërkesat që do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Kjo detyrë duhet të përfundojë jo më vonë se 12 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Ky detyrim vjen pas atij të përcaktuar në ligjin “Për eficiencën e energjisë”, që detyron çdo bashki të hartojë Planin Vendor të Veprimit për Eficiencë të Energjisë, me qëllim reduktimin e përdorimit të energjisë në nivel vendor, duke sjellë përmirësime të ndjeshme edhe në mjedis.
Megjithatë, ky detyrim ka gjetur pak zbatim dhe aktualisht një numër shumë i vogël bashkish i disponojnë. Miratimi i këtyre dokumenteve strategjike me politikat dhe masat për kursimin e energjisë, mbi bazën e konsumit në nivel lokal janë konsideruar më herët nga ekspertët si pikënisja në drejtim të përmbushjes së objektivave kombëtare të vendosur në Planin e Integruar të Energjisë dhe Klimës, si dhe për arritjen e detyrimeve që ka vendi ynë në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi - Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më 20 nëntor
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin......

‘Mirënjohje për Forcat Komando’ - Rama: Pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe......

Vengu: Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci në ndihmë kundër flakëve në Skënderbegas të Gramshit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se “në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi”. Ai informoi......

Inteligjenca Artificiale ndërton shtëpitë e së ardhmes - A mund ta zgjidhë robotika krizën e banesave në Britani?
Krahë robotikë gjigantë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale lëvizin me elegancë në një fabrikë të madhe në Oxfordshire, Angli, duke ndërtuar skelete......

Sa e zhvilluar është Shqipëria në aftësitë digjitale? - RCC: Bizneset tona tejkalojnë ato të BE për marketingun nga rrjetet sociale
Shqipëria tejkalon Ballkanin Perëndimor dhe Evropën për numrin e të diplomuarve në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, në raport me totalin e të gjithë......

SHBA i “druhet” varësisë nga mineralet kritike - Rreth 1 miliard dollarë financime për të nxitur prodhimin vendas
Mineralet dhe materialet kritike janë thelbësore për teknologjinë moderne dhe për zhvillimin industrial, duke luajtur një rol kyç në fusha të ndryshme që nga......

Përmirësohet situata nga zjarret në vend - Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra, nga të cilat 29 janë aktive
Ministria e Mbrojtjes raporton se ditën e sotme situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri,......

Borxhet e familjarëve ndaj OSHEE, mbi 44 mld lekë - Lehtësimet/ Zbatohet skema e re e shlyerjes me këste, përfitojnë edhe bizneset
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi më 21 korrik zbatimin e aktmarrëveshjeve të reja për shlyerjen me këste të detyrimeve të papaguara deri......