Plan operacional për parandalimin e zjarreve/ Lamallari: Rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se është hartuar një plan operacional masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret gjatë sezonit veror, në një kohë kur, sipas tij, vihet re një rritje e rasteve të zjarreve, përfshirë edhe zjarrvëniet e qëllimshme.
Lamallari theksoi se plani është përgatitur nga Ministria e Brendshme, ku rolin kryesor e ka Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe autoritetet vendore.
Sipas tij, fokusi i planit operacional mbetet parandalimi i rasteve të zjarreve, rritja e gatishmërisë operacionale, forcimi i hallkave të reagimit, si dhe mbrojtja e jetës, pronës dhe mjedisit. Ministri nënvizoi se bashkitë kanë përgjegjësi për kontrollin e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore në nivel vendor, por shtoi se mbrojtja nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët institucionale.
“Infrastruktura dhe burimet njerëzore në nivel vendor kontrollohen nga bashkitë, por kjo nuk do të thotë se secili ka punën e ndarë. Kjo është një punë dhe një shqetësim i përbashkët. Në fokus të këtij plani mbetet parandalimi i rasteve të zjarreve, rritja e gatishmërisë operacionale dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe efektivëve që angazhohen në fikjen e zjarreve”, u shpreh Lamallari.
Ai bëri të ditur gjithashtu se, krahas ndërhyrjeve operacionale, qeveria po punon edhe për përmirësimin e trajtimit financiar dhe statusit të punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Sipas ministrit, është gati vendimi për mbulimin financiar të orëve shtesë, ditëve të pushimit dhe festave zyrtare për efektivët e këtij shërbimi.
Ministri Lamallari theksoi se po rishikohet edhe sistemi i gradave në shërbimin zjarrfikës, me synim krijimin e një statusi më të qartë dhe më të favorshëm për punonjësit e këtij sektori. Ministri paralajmëroi se për kontrolle në resorte turistike, bare, restorante dhe ambiente akomodimi, për të garantuar zbatimin e masave të mbrojtjes ndaj zjarreve dhe funksionalitetin e planeve të evakuimit.
“Nga ana tjetër, do të ketë kontrolle në resorte, bare, restorante dhe ambiente akomodimi, kudo ku ka një fluks të shtuar të qytetarëve, për të garantuar që janë zbatuar masat për mbrojtjen ndaj zjarreve dhe që planet e evakuimit janë funksionale”, deklaroi ministri. Ai shtoi se operacionet dhe kontrollet në terren synojnë garantimin e një sezoni turistik të sigurt, në mënyrë që çdo vizitor që hyn në Shqipëri të ndjehet i mbrojtur gjatë qëndrimit të tij në vend.
Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim,......
Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me fokus teknologjinë dhe turizmin
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut së bashku me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit me Kryeministrin e......
Shqipëria kryeson Europën për fluturimet komerciale/ Sipas Eurostat, trafiku ajror është rritur ndjeshëm pas pandemisë
Shqipëria vijon të konfirmohet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit dhe transportit ajror në Europë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat......
Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Franga humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe......
“Mikrofinanca të mos kufizohet te kreditë konsumatore” - Ahmetaj: Mikrobizneset duhet të kenë produkte të dedikuara. Nevojitet këshillim financiar
Institucionet e mikrofinancës duhet të ofrojnë këshillim financiar për kategoritë që nuk mbështeten financiarisht shumë nga sektori bankar tradicional, pra......
Rriten regjistrimet e mjeteve, mbi 30 mijë në katër muaj - DPSHTRR: Autoveturat dominojnë tregun, përbëjnë 79% të regjistrimeve
Tregu i automjeteve në vend ka vijuar të shfaqë ritme pozitive gjatë katër muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme......
Fshihen nga tatimet 778 mln euro gjoba e kamatëvonesa - Detyrimet e papaguara të bizneseve, Tatimi mbi Fitimin zë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka një detyrim prej 194.4 miliard lekë për të mbledhur ndaj bizneseve në vend. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......
OKB ul parashikimin e rritjes globale - Në 2.5%, si rrjedhojë e krizës në Lindjen e Mesme
Kombet e Bashkuara ulën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke thënë se kriza e Lindjes së Mesme kishte rigjallëruar presionet inflacioniste dhe......


