Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2025, 12:44

Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës, “ushqen” 70 vjet me ujë 40 mijë ha

Nga Alida Lula

Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës,

Ujëmbledhësi i Thanës, një ndër veprat më të rëndësishme që “ushqen” me ujë mbi 40 mijë hektarë në Myzeqe ka një ndikim të madh për zhvillimin e bujqësisë. Por rritja e sipërfaqeve të mbjella dhe nevoja për vaditje, ka nxjerrë si sfidë, gjetjen e zgjidhje të favorshme për të gjithë sektorët e interesuar për këtë vepër, e cila po hyn në vitin e 70-të të funksionimit.

Një grup pune i drejtuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka nisur punën për adresimin e këtyre sfidave dhe hartimin e një plani të detajuar për menaxhimin e ujërave dhe zgjidhjen e çështjes së vaditjes në këtë zonë.

“Liqeni i Thanës ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e bujqësisë në Myzeqe. Gjatë viteve të fundit, sipërfaqet e mbjella janë trefishuar, gjë që ka rritur ndjeshëm kërkesat për ujë.

Po ashtu, operimi i dy prej HEC-eve më të rëndësishëm të kaskadës së Devollit, pjesë e gjerdanit energjitik të Shqipërisë, ka sjellë sfida të reja për menaxhimin e burimeve ujore, duke kërkuar një koordinim më të ngushtë ndërmjet sektorëve të energjisë dhe bujqësisë. Do të ndërtojmë një plan shpëtimi duke dizenjuar një kalendar ndërhyrjesh, e mbi të gjitha për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së vaditjes”, - tha zëvendëskryeministrja Balluku gjatë diskutimeve.

Bujqësia është një nga aktivitetet ekonomike më të rëndësishme në zonën e Myzeqesë, në Fier. Ujëmbledhësi i Thanës shtrihet në një sipërfaqe prej 860 hektarë, grumbullon 65 milionë m3 ujë dhe përpunon 132 milionë m3 ujë që i merr nga lumi Devoll nëpërmjet digës së Vlashukut.  Krahas vaditjes të tokave bujqësore, ushtrohet edhe aktiviteti i peshkimit.Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës, Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës,

 


 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat