Plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor - Policia, në gatishmëri pranë institucioneve arsimore
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore publike dhe jopublike në të gjithë vendin.
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli, në një deklaratë për median njoftoi se, është hartuar një plan i detajuar i masave për të gjitha strukturat e policisë, që do të angazhohen për sigurimin e shkollave.
“Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe Programit të Ri të veprimit të Ministrisë së Arsimit, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, AKU-në, pushtetin vendor, psikologët dhe punonjësit socialë në shkolla.
Në vazhdimësi do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, si dhe të pushtetit vendor për përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet e mësimdhënies, duke përcaktuar masa për: Përcaktimin e perimetrit të sigurisë në shkollat e të gjitha niveleve; Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave; Vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, theksoi Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli
Gjithashtu, Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.
Ndërkohë specialistët e Policisë në zona do të mbajnë kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, si dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.
Strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë drejtorive vendore të Policisë, do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimin dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i lartë, qiratë në rritje dhe turistët e pasur
Performanca e mirë e ekonomisë greke është mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe rritja e turizmit, veçanërisht nga vizitorët me të ardhura të larta. Por......

Super të pasurit po zgjedhin Italinë - Politikat stimuluese dhe taksat e favorshme tërheqin miliarderët
Italia, një destinacion i përhershëm i të pasurve dhe të famshmëve, po tërheq një valë të re të individëve ultra të pasur, që kërkojnë të përfitojnë nga një......

Britania mund të kursejë 5 mld paund në vit për energjinë - Heqja e impianteve me gaz nga tregu do të ulë faturat për familjet, bizneset
Qeveria britanike mund t'u kursejë përdoruesve të energjisë deri në 5 miliardë paund në vit duke reformuar tregun e energjisë elektrike. Sipas një......

Spanjë, sezoni turistik nuk njeh kufij - Mirëpriti 11 milionë vizitorë në korrik. Pritet fluks i lartë edhe në shtator
Spanja po tejkalon sërish rekordet në sektorin e turizmit. Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave tregojnë se vendi priti 11 milionë......

Trump paralajmëron tarifa për çipet - Masat do të synojnë kompanitë që nuk zhvendosin prodhimin në SHBA
Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të vendosë tarifa për importet e gjysmëpërçuesve nga kompanitë që nuk e zhvendosin prodhimin në......

“Evropa, në prag të krizës energjetike” - Goldman Sachs: Rreziku vjen nga rritja e kërkesës, mungesa e investimeve
Evropa rrezikon të përballet me një krizë të re të energjisë elektrike nëse nuk investohen afërsisht 3 trilionë euro gjatë dekadës së ardhshme. Ky është......

Green Coast vendos Shqipërinë në hartën e investitorëve edhe përtej kufijëve
Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive......

Korçë: Përurohet Qendra Rinore, një hapësirë e re për idetë, projektet dhe bashkëpunimin e të rinjve
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë sot në përurimin e Qendrës Rinore të Korçës, një investim i ri që i shtohet rrjetit prej......