Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 12:05

Pjesëmarrje e ulët në votime, vetëm 8.1% deri në 11:00 - Mosha e tretë, më e interesuara për zgjedhjet. Në Mat kanë votuar më shumë se në bashkitë e tjera

Nga Ledina Elezi

Pjesëmarrje e ulët në votime, vetëm 8.1% deri në 11:00

Deri në orën 11:00 rezultojnë të kenë marrë pjesë në votime vetëm 8.14% e qytetarëve me të drejtë vote në 5 bashki të vendit. Në zgjedhjet e pjesshme vendore të këtij viti, pjesëmarrja në votime është ndjeshëm më e ulët se ajo në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se në krahasim me bashkitë e tjera, Mati ka pjesëmarrje më të lartë, ndërsa Vlora, edhe pse ka numrin më të lartë të qytetarëve me të drejtë vote, numri i atyre që i janë drejtuar kutive të votimit deri më tani është shumë i vogël.

Mosha e tretë, pra votuesit mbi 65 vjeç rezultojnë të jenë ata që i janë drejtuar më shumë kutive të votimit gjatë paradites. Në shumicën e bashkive (me përjashtim të Beratit), grupmosha me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje deri më tani është ajo 25-34 vjeç.

Bashkia Vlorë

Pjesëmarrja deri në orën 11:00

2023        9.53%

2025        5.06%

 

Bashkia Berat

Pjesëmarrja deri në orën 11:00

2023     14.2%

2025      8.3%

 

Bashkia Cërrik

Pjesëmarrja deri në orën 11:00

2023   14.8%

2025   11.59%

 

Bashkia Mat

Pjesëmarrja deri në orën 11:00

2023   20.61%

2025   19.21%

 

Bashkia Tepelenë

Pjesëmarrja deri në orën 11:00

2023     18.89%

2025      15.36%

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat