“Piqet” Shqipëria, temperaturat arrijnë 43 gradë - AKMC: Rrezik i lartë që i gjithë vendi të përfshihet nga flakët
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë celcius sot, duke e bërë këtë të shtunë ditën më të nxehtë të vitit 2025. Si rrjedhojë, ekziston një rrezik i lartë që i gjithë vendi të përfshihet nga flakët gjatë ditës së sotme.
Në zonat bregdetare, parashikohet që temperaturat të kapin 42 gradë celcius, ato në zonat e ulëta do të regjistrojnë 43.2 gradë, zonat kodrinore do të përballen me temperatura deri në 42.4 gradë, ndërsa maksimumi në zonat malore arrin në 40.1 gradë celcius.
Tirana do të jetë qyteti më i nxehtë, ndjekur nga Burreli, Bajram Curri dhe Shëngjini. Ndërkohë, qytetet më të freskëta janë Erseka me 32.8 gradë, Durrësi me 33.7 gradë dhe Bulqiza me 33.8 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.
Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit. Me rrezik shumë të lartë janë qarku Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Vlorë.
Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.
Ky i nxehtë do të zgjasë vetëm ditën e sotme, pasi duke nisur nga e diela dhe javën e ardhshme, parashikohet që temperaturat të bien ndjeshëm në 30 gradë. Në fillim të javës pritet që të ketë edhe reshje shiu.
Situata me të nxehtin paraqitet thuajse e njëjtë në të gjithë Evropën. Ditën e djeshme, në Greqi temperaturat regjistruan gati 46 gradë celcius, ndërsa në Kosovë 42 gradë.

ARRSH: Ura auto-hekurudhore e Milotit, rrezik serioz për sigurinë. Ndërtimi i urës së re, pjesë e programit "100 Ura"
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, ka marrë vendimin për mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të......

NATO njeh Vlefshmërinë Ajrore të Shqipërisë/ Pranë sigurisë Euro-Atlantike, Aviacioni Civil hyn në elitën e ajrit
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë, është njohur nga NATO, për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e......

Kodi i Ri Penal/ I mitur je deri në 21 vjeç! Mbrojtje të posaçme ndaj tyre. Hiqen disa vepra penale. Cilat janë risitë e tjera të draftit?
Për herë të parë, pas 30 vitesh, Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Penal. Por cilat do të jenë risitë e tij? Një vëmendje e madhe i është kushtuar të......

Godinë e re për Bashkinë Kamëz/ Hapet tenderi me fond limit 533,8 milionë lekë
Bashkia e Kamzës do të ndërtohet e re duke patur edhe një parkim nëntokësor. Gjithashtu, do të rehabilitohet edhe sheshi përreth. Procedura me fond limit të......

Sa rrezikon Shqipëria nga tërmetet? BB: Deri në 2050 ulet PBB për frymë me mbi 15%
Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe goditjet e mundshme, tërmetet parashikohet të kenë ndikimin më të madh negativ në ekonominë shqiptare. Referuar......

Londra dhe Bergamo, më të preferuarat për shqiptarët/ TIA: Në muajin qershor udhëtuan 1.14 milionë pasagjerë
Në muajin qershor të këtij viti, mbi 1.14 milionë pasagjerë udhëtuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar një rritje prej 8%......

“Lirim para kohe me kusht për të dënuarit përjetë”/ Diskutohet drafti i Kodit të Ri Penal. Manja: Nevojë e një shteti që evoluon
Është zhvilluar diskutimi i parë publik për draftin e Kodit të Ri Penal të Shqipërisë. Ky Kod përfaqëson një riformulim dhe riformatim konceptual në......

Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Në rritje vjetore me 4,8%. Më shumë europianë dhe vizita biznesi
Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......