''Pikë promovimi dhe laborator ekselence për vajin e ullirit'' - Kryeministri Rama: Promovim këtij produkti në Berat

Në qytetin e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, pritet të krijohet një hapësirë e veçantë për promovimin e vajit të ullirit vendas, duke e kthyer atë në një përvojë të plotë për vizitorët. Kjo iniciativë synon të nxjerrë në pah traditën e hershme të zonës në prodhimin e vajit të ullirit dhe të rrisë vlerën e këtij produkti në treg. Kjo zonë ka një histori të gjatë dhe përvojë të konsoliduar në këtë fushë, ndaj sipas kryeministrit Rama, vendosja e një pike promovimi në qendër të qytetit është një hap i rëndësishëm për ta bërë vajin më të njohur dhe më të kërkuar. Përveç kësaj, projekti parashikon edhe krijimin e një laboratori modern, i cili do të shërbejë për kontrollin dhe vlerësimin e cilësisë së vajit të prodhuar.
Vaji i ullirit konsiderohet një nga produktet më të çmuara dhe më të kërkuara në tregjet vendase dhe ndërkombëtare. Megjithëse vendi nuk ka prodhues shumë të mëdhenj në këtë sektor, ai gëzon një reputacion pozitiv, çka përbën një avantazh të rëndësishëm. Sfida qëndron tek rritja e vlerës së shtuar të produktit, përmes bashkëpunimit më të mirë mes prodhuesve, përmirësimit të mënyrës së përpunimit, paketimit dhe promovimit.
Një tjetër element i rëndësishëm është ideja për ta prezantuar vajin e ullirit jo thjesht si një produkt, por si një eksperiencë të lidhur me identitetin e qytetit. Berati nuk shihet vetëm si një destinacion turistik, por si një vend ku vizitorët mund të përjetojnë kulturën, traditën dhe shijen autentike të prodhimeve. Projekti për laboratorin e ekselencës dhe pikën e promovimit shihet si një hap konkret drejt zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori dhe rritjes së cilësisë së produktit vendas.
Ndotja nga plastika në Vjosë dhe Ishëm - Mazreku: Masa konkrete, problem zbatimi i ligjit. Gangloff: Nevojitet qasje e integruar
Ndotja plastike në lumenjtë Vjosa dhe Ishëm mbetet një nga sfidat kryesore mjedisore në vend, ndaj kërkohet kalimi nga analiza e të dhënave drejt veprimeve......
Si mund ta përballojnë familjet rritjen e çmimeve? - Muço: Duhet të kenë kursime në rast se ndodh krizë globale
Teska çmimet e shumë produkteve kanë pësuar rritje pas shtrenjtimit të naftës, si rezultat I luhatjeve në tregjet globale, për konsumatorët po vështirësohet......
DPT: 415 mijë orë të kursyera në mars 2026 nga shërbimet online të tatimeve
Shërbimet online të administratës tatimore vijojnë të sjellin lehtësira të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset. Vetëm gjatë muajit mars 2026, janë kursyer......
Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi
Ministri i Infratsrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka patur sot një takim me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi. Sipas......
Rama me pensionistët në Berat: Dyfishimi i përvitshëm i rritjes i garantuar 100% në buxhet
Në vijim të vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit me fokus rritjen ekonomike në vend dhe......
Skema e naftës në bujqësi, kryeministri Rama: Kemi hequr abuzimet, jo mbështetjen për fermerët
Heqja e skemës së naftës për fermerët nuk e ul mbështetjen në bujqësi, përkundrazi krijon mundësinë për më shumë financim. Kryeministri Rama u tha fermerëve......
Ndryshojnë çmimet e shitjes së karburanteve, Bordi: Nafta 217 lekë për litër, bezina 176 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri cmimet e shitjes së karburanteve në tregun e pakicës dhe të shumicës. Cmimet e reja hyjnë në fuqi sot më 10 Prill......
“Negociatat me BE-në po ecin normalisht” – Hoxha: Pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje të procesit të negociatave, por është një proces që po......


