Pika e daljes së gazit në Fier - TAP nis zbatimin e kontratës për ndërtimin, në fund i dorëzohet shtetit

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, duke nisur zbatimin e kontratës për ndërtimin e pikës së daljes së gazit në Fier.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, që prej 2 qershorit 2025, TAP ka kaluar në fazën e ekzekutimit të kontratës për ndërtimin e stacionit të reduktimit dhe matjes së presionit në Fier (Fier South Facility). Ndërkohë që, sipas planifikimit, ndërtimi pritet të nisë në mesin e vitit 2026, ndërsa komisionimi dhe dorëzimi i objektit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027.
Ky zhvillim vjen në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet TAP AG dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për pikën e daljes së gazit në Fier, e cila parashikon që TAP të projektojë dhe ndërtojë infrastrukturën, për t’ia dorëzuar më pas shtetit shqiptar. Pas përfundimit, objekti do të jetë në pronësi dhe operim të plotë të vendit tonë.
Pika e daljes së gazit në Fier konsiderohet një nyje strategjike për sistemin energjetik të vendit, pasi krijon një lidhje direkte mes gazsjellësit TAP dhe infrastrukturës së ardhshme të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Ajo pritet të shërbejë si pikë hyrëse për furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut, me kapacitet të zgjerueshëm dhe mundësi rrjedhjeje në dy drejtime.
Në nivel politik, projekti është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt gazifikimit të vendit dhe diversifikimit të burimeve energjetike. Autoritetet kanë theksuar se kjo infrastrukturë jo vetëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji, por edhe do të forcojë rolin e Shqipërisë si nyje energjetike në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria drejt internetit “gigabit” - Ndryshimet e reja pritet të sjellin 5G dhe fibër optike më shpejt në çdo zonë
Interneti më i shpejtë dhe shërbimet digjitale më cilësore pritet të marrin një shtysë të re në Shqipëri, përmes një nisme që synon modernizimin e rrjeteve......
Sezoni turistik, synohet higjienë dhe përmirësimi i imazhit - 207 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve në zonat bregdetare
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për menaxhimin e mbetjeve urbane në zonat bregdetare të vendit. Sipas dokumentit në Agjencinë......
“Reforma në farmaceutikë, fokus te stabiliteti i tregut” - Ministrja Sala: Prioritet, aksesi dhe barnat inovative
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Farmaceutikës. Në fjalën e saj, Sala vuri theksin......
Thellohet deficiti tregtar me 12.2% në Mars/ Eksportet, në rritje të nxitura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike
Eksportet e mallrave vijuan rritjen edhe në muajin mars, duke dhënë sinjale të moderuara stabilizimi për tregtinë e jashtme, por paralelisht edhe importet......
Vizitorët në strukturat akomoduese, rritje me 9.7%/ Italia vijon të mbetet burimi kryesor i turistëve
Gjatë muajit shkurt në Shqipëri qëndruan në strukturat akomoduese rreth 156 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë......
Kur mund t’ju bllokohen llogaritë bankare? - Agjencia e Inteligjencës Financiare, në “lupë” transaksionet. Të drejtë pezullimi
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ketë kompetenca të plota të pezullojë përdorimin e llogarive bankare nga individë dhe biznese si dhe të pezullojë......
“Dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë” - Kreu i IEA, Birol: Të përgatitemi për çmime edhe më të larta
Do të duhen rreth dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë të humbur në Lindjen e Mesme nga konflikti atje, u shpreh Fatih Birol, kreu i Agjencisë......
Cilat janë punët e së ardhmes për të rinjtë? - "Inxhinier i inteligjencës artificiale", pozicioni më i lakmuar
Rritja e inteligjencës artificiale (IA) po ngre shqetësime në lidhje me humbjen e mundshme të vendeve të punës, por sipas LinkedIn, ajo po krijon gjithashtu......


