Shqipëria Postuar më 15 Janar 2026, 12:57

“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht

Nga Diamila Leka

“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani Perëndimor përfshihen Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Pezullimi do të fillojë nga 21 janari

Ambasada e SHBA në Tiranë ka sqaruar se çfarë efekti do të ketë ky vendim.

“Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët. Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike”, theksohet në njoftimin e ambasadës.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët nga 75 shtete.

Sipas ambasadës së SHBA në Tiranë, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim. Referuar njoftimit zyrtar të ambasadës amerikane, asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese, pasi vizat turistike janë viza jo-emigruese.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat